Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka publikuar shifra përpunimit të mallrave në Portin e Durrësit. Balluku deklaron se “21% më shumë njësi konteinerike janë përpunuan në gjysmën e parë të vitit 2024 në Terminalin e Konteinerëve në Portin e Durrësit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”. Konkretisht, në Janar-Qershor u përpunuan 82 616 njësi konteinerike ndërsa a në 6-mujorin e parë të këtij viti u përpunuan 100,290 konteinerë.
Janë me qindra punonjës të sektorit publik e privat që kontribuojnë në ecurinë e proceseve normale për qindra përdorues portualë që çdo ditë e kanë aktivitetin e tyre profesional të lidhur me Portin e Durrësit.