Sulmuesi Bekim Balaj sot (e shtunë) është paraqitur në konferencë për shty, ku ka diskutuar humbjen e Shqipërisë ndaj Turqisë, e po ashtu ka folur edhe për ndeshjen e së hënës kundër Andorrës. Balaj, që ndaj Turqisë u paraqit për vetëm 58 minuta, ka thënë se goli i dytë i pranuar ka penalizuar ekipin kombëtar. “Dëshira ishte e madhe dhe ndoshta nuk e shfaqëm dot, goli i dytë u shënua shumë shpejt dhe aty u penalizuam. Kjo ndikoj shumë te besimi i skuadrës”, ka deklaruar sulmuesi shkodran. “Ndeshja me Andorrën është një obligim për ne, kjo nuk do të thotë se është e lehtë. Por aty do të bëjmë çfarë është e mundur të dalim me fitore”. Ndeshja mes Andorrës dhe Shqipërisë luhet ditën e hënë me fillim nga ora 20:45.