Babai la letër për vajzën pas vdekjes së 8 fëmijëve e iku...

Babai la letër për vajzën pas vdekjes së 8 fëmijëve e iku në Amerikë. Kleriku Marko Moçka, vepra e tij

577
0

Në emisionin Autokton të autores Anila Ahmataj u trajtua dhe u rikthye në qëndër të vëmendjes pas 76 vitesh  figura e madhe e Klerikut Marko Moçka

 

Udhëtimi në kete vend është gjallërues, ajri i pastër, njerez bujar, te dashur e me zemren e madhe.

Jeta e banorve në këtë vend është e lidhur ngushtë me natyrën. Banorët janë shumë miqësor dhe mikpritës.

te kompletuar me tradita, kulture e histori. Fusha e Myzeqesë, e cila ndryshe quhet edhe Myzeqeja e Vogël ose Myzeqeja e Vlorës, është një ultësirë sedimentare.Eshtë pjesë përbërëse e fushës së Myzeqesë, në jug të saj, ndërmjet lumit Vjosa dhe lagunës së Nartës. Në vetvete ndahet në një sërë fushash atë të Novoselës, Poros, Zhukës, Grykë Pishës, Akërnisë etj. Tokat janë kryesisht aluvionale, vepër e lumit Vjosa, por nuk mungojnë edhe ato torfike dhe tokat e kripura (në Akërrni). Në pjesën perëndimore të Myzeqesë së Vlorës (në bregdet) ka toka të lagëta, ku gjejnë përhapie një florë dhe faunë karakteristike (kallamishte, zhuka etj). Këtu ende ruhen shtretet e vjetër e të braktisur të lumit Vjosë, që banorët i njohin me emrin “delle”. Ka gjithashtu ekosisteme të shumta specifike (dunat në bregedet, tokat e lagëta) me një biodiversitet të pasur, bimësi natyrore të shumëllojshme, disa lloje shpendësh e kafshësh të egra (veçohet pylli i Poros). Qendrat kryesore të banuara janë: Mifoli, Novosela, Alibani, Bishani, Poro, Delisufi, Grykëpishë, Cerkovinë, Akërrni etj., që përfshihen në njësinë administrative të Novoselës. Aktiviteti kryesor ekonomik është bujqësia, blegtoria, peshkimi e shume te tjera. Një derë e madhe, e rëndë, e fisme, patriote, e kulturuar, me edukatë, punëtore, është dera e rëndë e fisit të Moçkallarëve. Ajo ka nxjerrë mjekë, mësues, agronomë, ushtarakë ,që i kanë shërbyer me devotshmëri, ndershmëri, zgjuarsi, përkushtim Atdheut dhe Shqipërisë ndër dekada e dekada vitesh, pa u shkëputur kurrë nga fjala e dhënë zakonore, shpirtërore e ligjore për besë e Atdhe me pushkë në dorë e dije.

Një vigan i përmasave të mëdha i mendjes, atdhetarizmit, aktivitetit patriotik të pandërprerë gjatë gjithë jetës së tij të pasosur, është dhe biri i kësaj dere të rëndë: At Marko Moçka, kleriku shqiptar që me letrat e tij dhe punen e madhe te perbashket me shume te rinj ndikuan tek Presidenti Uillson. Veprimtaria e tij pateriotike nga udhëtimi i tij nga Amerika në Ditën e Flamurit në Vlorë dhe bekimi i flamurit jane dy veprat madheshtore qe Shqiperia dhe shqipetaret nuk do ti harrojne kurr.

At Marko Moçka lindi në Poro të Myze- qesë, në vitin 1857. Ai u rrit mes këngëve të kënduara në fushat me grurë, misrit detit,vreshtave dhe verës së ëmbël, portokalleve, limonëve, ullinjve të moçëm me gjelbërim të përjetshëm, peshkatarëve dhe flladit freskues të Detit Adriatik. Ai u rrit me tregimet që tregonin të parët për trimat, luftërat dhe shenjtorët e vjetër të Spiranicës dhe Manastirit të Zvërnecit. Pas mësimeve të para që mori në Vlorë, vijoi shkollën e mesme dhe të lartë Teologjike të Janinës. Në fillim të shekullit XX, deri në vitin 1911, shkoi në Amerikë, ku shërbeu në disa koloni shqiptare të atjeshme. Në SHBA diplomohet me titullin dhespot. Në vitin 1911 të vjeshtës së parë, një grup studentësh shqiptarë në Amerikë të udhëhequr nga At Marko Moçka paten komunikime dhe leterkembime me Presidentin e 28-të të SHBA-së, Uillson, takim që mund të quhet edhe si fillimi i marrëdhënieve midis personaliteteve shqiptare dhe amerikane të asaj kohe, nga ku morën mesazhin për moscopëtimin e Shqipërisë dhe Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Pas këtij suksesi kthehet në Shqipëri dhe hyn në lidhje me Ismail Bej Qemalin, ku u lidh me mjaft figura të shquara të lëvizjes kombëtare, si brenda vendit edhe në Athinë, Egjipt, Turqi e Bukuresht..

Me 9 korrik 1912 themeloi shoqërinë fetare ortodokse “Rreth Kryqit të Perëndisë” me qendër në Poro. Ajo vepronte në rrethinat e Vlorës dhe disa qytete të vendit. Në Poro ndërtoi kishën e Shënkollit, e cila u bë një nga vatrat e përhapjes së mësimeve të fesë ortodokse.

 

Në nëntor 1912 mbështeti fuqimisht Qeverinë e Vlorës dhe Ismail Qemalin, Kështu, midis përfaqësuesve të tre komuniteteve fetare u bekua flamuri.. Kjo ngjarje pati jehonë të madhe në Shqipëri dhe Amerikë: “At Marko Moçka nga SHBA-ja në Vlorë për Ditën e Flamurit”…Shkruajnë gazetat “Vatra”, “Dielli”, “Iliria”…

Një kartëpostale austriake paraqet daljen ceremoniale të Ismail Qemalit në datën 28 Nëntor 1912, ora 17-30, duke ngritur flamurin, me Luigj Gurakuqin, hoxhën Haxhi Muhametin, priftin Marko Moçka e shumë të tjerë, në Sarajin e Selamllëkut të familjes Vlora. Ky dokument autentik rrëzon dashakeqësit e historisë, që kanë dekada e dekada, duke thënë të pavërteta historike, deri në falsifikim për personalitetin e Ismail bej Qemalit: “Flamuri Kuq e zi më 28 Nëntor 1912 u ngrit në Sarajin e Selamllëkut të familjes Vlora nga Plaku i Urtë i Pavarësisë dhe jo në ballkonin e Pallatit të Sharrajve matanë rrugës (sot i shkatërruar), përballë Obeliskut të Shtizës Flamurit.

Në gazetën “Dielli” 1915 shkruhet: “At Marko Moçka po i ngjitej ngadalë shkallëve për në ballkonin e historisë, ku në çast po priste flamurin për ta bekuar. Ismail Qemali i tha: – U lodhe, o njeriu i Perëndisë?! Marko Moçka i përgjigjet: -Po u more me punë të mëdha dhe të ndritura, njeriu i zotit nuk lodhet kurrë…

 

“Në mjediset e kishës së Shënkollit në Poro, ai çeli edhe kurse për mësimin e gjuhës shqipe. Kishte korrespondencë e merrte libra nga mëmëdhetarët Kristo Luarasi, Thimi Mitko, Jani Vreto, Kristo Karbunara e Tol Arapi.

Në vitet 1914-1915 strehoie ndihmoi muhaxhirët në ullishtet e Vlorës. Bashkëpunoi ngushtë me klerikët e fesë muslimane e katolike për harmoninë e frymën e bashkëpunimit midis tyre.

 

Në vitin 1922, në Kongresin e Kishës Ortodokse Shqiptare, në Berat, u zgjodh në Këshillin e Lartë të Saj.

Në vitet 1921-1924 bashkëpunoi me Fan S. Nolin. Në kongresin e Lushnjës, janar 1920 përshëndeti pjesëmarrësit duke u lutur: “O Zot, jepi forca shqiptarit për të mbrojtur trojet e bekuara të tije për të larguar pushtuesin nga vatra e tij…

“Po këto vite 1921/1924, në afërsi të fshatit Dëllënjë bekoi kishën e Shën Karallambit. Në vitet 1930 Fan S. Noli e ftoi të shkonte në SHBA, por nuk mundi.

 

Në vitet e mëpasme At Marko Moçka futet një aktiviteti fetar për mëmëdhenë duke predikuar në meshat e tij frymën patriotike, dashurinë për atdheun dhe për një Shqipëri të lirë demokratike. Misioni i tij spikat edhe kur qindra muhaxhirë të ardhur nga krahinat fqinje, të përzënë e të djegur nga shovinistët grekë. At Marko Moçka i bekoi në mirëseardhje dhe i strehoi në zonat për rreth Vlorës. Bëhet fjalë për ngjarjet e vitit 1914. At Marko Moçka nuk reshti së punuari për konsolidimin e fesë myslimane, ortodokse e katolike dhe unitetin e tyre. Shpirti i tij atdhetar bëri që At Marko Moçka të hapë mjediset e kishës së madhe të Shën Kollit në Poro të Vlorës, të cilën e ndërtoi me kontributin e vet, kurse për mësimin e gjuhës shqipe dha një kontribut të madh. Duke pasur dhe përkrahjen e patriotëve të mëdhenj si; Petro Nini Luarasi, Thimi Mitko, Jani Vreto, e zgjeroi këtë aktivitet duke shtrirë edhe në kishat e tjera të vendit

Në vitin 1922 në Berat zgjidhet anëtar i Këshillit të Lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë me Kryetar At Theofan Nolin. Me frymën e tij të shenjtë i bekuar prej Zotit merr pjesë në Kongresin e Lushnjës. Përshëndet në Kongres me cilësinë e një misionari të paqes.. Për këtë eveniment Theofan Stilian Noli në gazetën “Vatra”,viti 1924 ka shkruar: “Është në nderin e Kongresit të Lushnjës të ketë prezent njeriun e Zotit, At Marko Moçkën, i cili si misionar i paqes, lexon në Kongres mesazhin e SHBA-së, të cituar po nga ai në ditën e Flamurit në Vlorë.

At Marko Moçka është dhe botuesi i revistës “Diaspora Shqiptare”revistë e pagëzuar së bashku me ditën e Flamurit, më 1912 në Vlorë!”. Me këtë shpirt fetar dhe patriotik në këto vite në vendin e quajtur: “Kisha Shën Harallambit”, në afërsi të fshatit Dëllinjë, në derdhje të Grykë së Vjosës, At Marko Moçka ka mbetur në zëmrat e besimtarëve si një ndër ujërat e para të Zotit, që e bekoi këtë vend me gjakun e Krishtit. Edhe sot e kësaj dite besimtarët e këtyre zonave për rreth kur kalojnë aty pranë nga ku marrin bekimin e të madhit Zot duke u çliruar e shëruar shpirtërisht. At Theofan Stilian Noli e fton në SHBA, për të punuar atje. At Marko Moçka e refuzon këtë ftesë duke thënë se: “Zoti e kishte ngarkuar me mision patriotik për të kunguar njerëzit dhe për ta parë Shqipërinë të lirë dhe demokratike!”.

Në maj të vitit 1943, At Marko Moçka, bekon në mirëseardhje Misionin Ushtarak Anglo-Amerikan me Z. Bill Maklin. Në qershor 1944, pret dhe bekon në Kishën e Shën Kollit miqtë e ardhur nga larg, të gjithë misionin Anglo-Amerikan me gjeneralin Deiviz dhe Shefin e Shtabit të misionit Kolonel Nikolas. At Marko Moçka njihet si përkthyesi i parë i Misioneve Anglo-Amerikane në Shqipëri. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, janë strehuar 50 hebrenj, në Kishën e Shën Kollit, më e madhja dhe ndër më të bukurat në Ballkan, e ndërtuar nga vetë At Marko Moçka me kontributin e vet financiar dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm.

Por…Liria erdhi dhe At Marko Moçka mbeti i zhgënjyer që në fillim.

Ai e kundërshtoi fort atë sistem që në vitin 1945-1946. Ithtarët e diktaturës këtë klerik dhe patriot të madh e persekutuan. Për fat të keq, kisha u shkatërrua më 1967 dhe me gjithë ç’kishte brenda, u dogj nga regjimi diktatorial. Edhe varri i Baba Neit, siç e thërriste Vlora klerikun At Marko Moçkën, mbi ish-varr u ndërtuan bunkerë. Edhe në Poro të Vlorës u dogjën ikonat,shumë libra fetare, ndërmjet të tjerave edhe numër i parë i revistës Diaspora Shqiptare” që e botonte At Marko Moçka. Sot – figura e tij poliedrike, madhore prej shehiti, ka mbetur e gjallë mes brezave. Qeveritë, venë e vinë si pikat e shiut … At Marko Moçka nuk ka as varr, as bust, as përmendore.

Ja çfare shkruajne media për figurën madhështore të klerikut Marko Moçka …

Marko Moçka nga SHBA-ja në Vlorë për Ditën e Flamurit… shkruajnë gazetat “Vatra”, “Dielli”, “Iliria” të asaj kohe si dhe gazetat e sotme si “RD” (25.04.1995), “Tribuna Demokratike” (PD, dega Tiranë; 20.03.1995), “Atdheu” (18.04.1997), “Iliria” (25.11.2003), “Albania” (04.07.2003), “Dibra” (2007), “Zoti është NJË” (1998); flasin kronikat dhe dokumentarët e dhënë në mediat vizive si RTV Shqiptar (Nëntor 1995-1996) si dhe disa kanale private; teqeja bektashiane e Baba Rexhepit në SHBA (Detroit); Shoqata e Trashëgimtarëve të të Pushkatuarëve Politikë të Shqipërisë në arkivin e së cilës janë edhe thëniet e vitit 1994 të politikanëve të shquar e të nderuar si Pjetër Arbnori, i dënuar me 25 vjet burg politik nga regjimi i diktaturës komuniste në Shqipëri dhe që pas përmbysjes së sistemit diktatorial zgjidhet Kryetar i Parlamentit të parë pluralist në Shqipëri; Osman Kazazi, personalitet i njohur në histori, i dënuar me 25 vjet burg politik nga komunizmi; ndër shkrimtarët më të dëgjuar: Sami Shehu, Haki Koltraka Trojviolli, Dukagjin Hata; studiuesit dhe historianët: Bardhosh Gaçe e Vath Gruda; prefekti i Qarkut të Vlorës ku ka lindur Marko Moçka dhe ka zhvilluar aktivitetin e tij patriotik e kombëtar, z. Xhevair Rexhepi, kryetari i Komunës së zonës ku ka lindur dhe ka kaluar një pjesë të fëmijërisë, z Rait Llanaj; artisti dhe politikani A. Haklaj ”

Thanas MOCKA, botues i revistes “Diaspora Shqiptare”, studjues, gazetar, 2003

Interpretoje Mali…

Noli shkruan: “Kleriku Marko Moçka, sapo mbriti ne Vlore drejte e per ne skele ku do ngrihej flamuri. Rruga ishte mbushur plot e perplot me njerez te ardhur nga te gjitha krahinat e Shqiperise natyrale te eterve tane dhe ne shenje respekti i perkuleshin i mernin doren e duke i puthur velidonin veshur gjere e gjate, ngjyre floriri. Kush je ti o njeri shtatehedhur Qe po vjene si nje shenjtor? Jam Marko Moçka nene,

Vij nga larg e zbres ne Vlore…

Figura e AT MARKO MOÇKES poliedrike, madhore prej shehiti, ka mbetur dhe do te mbetet e gjallë mes brezave.