“Autokton”/ Vrasja që përmbysi hovin djaloshar të Sheme Sadikut, si e zunë...

“Autokton”/ Vrasja që përmbysi hovin djaloshar të Sheme Sadikut, si e zunë plumbat shokun e tij të ngushtë

499
0

Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj u trajtua jeta dhe vepra e luftëtarit Sheme Sadiku

Kongresi i Lushnjës përmbylli periudhën e shtetformimit dhe vendosi arkitekturën institucionale të shtetit të pavarur shqiptar.

Kongresi shprehu në mënyrë të qartë vullnetin dhe vendosmërinë e shqiptarëve për të mos lejuar një coptim tjetër fatal të trojeve të tyre që po vendosej në Konferencen e Paqes në Paris. Por vendimet historike të Kongresit të Lushnjës dhe ndërhyrjet e presidentit Uillson, i cili u ndali dorën fuqive europiane dhe parandaloi copëtimin e Shqipërisë, në verën e vitit 1920 u vunë përsëri në provë.

Shqipërisë së pavarur i duhej kthyer Vlora dhe krahina e saj, e cila mbahej e okupuar nga ushtria italiane që prej Luftës së Parë Botërore. Nuk mund të kishte Shqipëri të lirë e sovrane me Vlorën të pushtuar. Patriotët dhe populli vlonjat e kuptuan dhe e realizuan këtë mision historik. Më 29 maj 1920, Kuvendi i Barçallait, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të gjithë krahinës, vendosi fillimin e Luftës së Vlorës. Për organizimin dhe drejtimin e luftës zgjodhi Komitetin “Mbrojtja Kombëtare”, të kryesuar nga vlonjat, biri i Armenit, Osman Haxhiu. Kur flasim për Luftën e Vlorës, nuk mund të mos na vijnë në mend emra si Ahmet Lepenica, Qazim Koculi apo Sheme Sadiku.

Edhe sikur asnjë dokument historik të mos kishte mbetur për Luftën e Vlorës, do të mjaftonte muza popullore për ta rindërtuar historinë e saj.

Poeti do të brohoriste: “Vlora, Vlora, Vlora, Vlora/ Bjeri, moj, t’u lumtë dora!”, ndërsa populli do të këndonte

 

“Te ura në Drashovicë/ Qëllon topi i Italisë”.

 

Populli i Vlorës e Labërisë, si gjithë populli shqiptar, është krenar për kontributin që dha.

 

Shoh të egrin shqiptar

Me fustanell’ e rroba të qëndisura

Me armët e lara me flori

 

Këmba e tij ka shkelur në të gjitha trojet etnike shqiptare, në gjak kishte të trashëguar trimërinë e atdhedashurinë.

 

Aty në burgjet e Beratit e të Janinës ku ishte degëdisur ajka , ai mori fuqinë herkuliane për ta vënë në shërbim të lirisë së atdheut. Babë Dudë Karbunar, Abaz Hamzarai , e shumë të tjerë ishin për të idhujt e mëmdhetarisë.

 

Babai i tij Sadik Elmazi ishte një familje patëriote e mbushur me ndjenja atdhetarie, ku ushqim të përditshëm në sofrën e familjes kishte trimërinë dhe fisnikërin.

Sheme Sadiku djali i tij lindi në vitin 1865 në lagjen Gjombit të Dukatit.Ajo ditë në familje ishte ditë gëzimi, se ai do të ishte pushkë për shtëpi. Një shtëpi asllanësh që nga qumshti i gjirit e deri te ninullat e djepit. Sheme u rrit me këngë trimash e u mëkua me figurën e heronjëve të dukatit që mesa duket i kishte me bollëk..

 

Fshati Dukat ndodhet në jug të Gjirit të Pashalimanit dhe kufizohet në verilindje me Tragjasin, në lindje me Tërbaçin, në jug me Palasen, e në perendim laget nga deti Adriatik e ai Jon. Ky fshat piktoresk është i vendosur në këmbët e maleve Paliske e Qore, në një grykë të thellë e të thyer, me perrenj të shumtë. Ai ngelet në shekuj kështjellë e pathyeshme natyrore.

 

Atmosfera e lirisë kishte pushtuar edhe fëmijët, edhe 13 vjeçarin Sheme Sadiku. Mësuesi i tij fliste shpesh për Shqipërinë. Sheme po u afrohej të 20-tave, edhe bashkëudhëtar kishte trimin Beqir Hoxha, të dy trima dhe shumë të shkathët, ashtu siç i kërkonte atdheu asaj kohe. Në një cast gëzimi shejtani i ndezi pushkën dhe vrau gjysmën e tij, Beqirin me të cilin kishte ndarë edhe kohën.Nuk e deshi veten, shtëpia e tij ra në zi dhe Sheme shprehej:

 

Që njëzet vjeç zënë halli,

Më shkrepi martinën djalli

E vrava mikun e xhanit….

Me vrasjen e shokut të tij shuhet pjesa e parë e gëzimit djaloshar

 

Jeta e ferrit brenda burgut…

 

Autoritetet turke e arrestojnë dhe u dënua 13 vite, i lidhur me zinxhir i shoqëruar nga koshallet turqe, në maj të 1893 e degdisën në burgun e Beratit. Një burg i errët e plot lagështirë, i ndërtuar i tillë për të vuajtur kundërshtarët e turqisë.Ishte plot me patëriot ai burg, të cilët punonin për Shqipërinë.

 

Sheme qëndronte pranë të zgjuarve si Babë Dudë Karbunara, Abaz Nuri Kanina, të cilët ishin degdisur në këtë burg pêr shkak se u mësonim të tjerëve gjuhën shqipe.

 

Fshehurazi në burg Sheme mësoi të shkruante shqip, por edhe alfabetin e stambollit.Shemes ju hap një dritare e re për të parë Shqipërinë. Shemen se mbante burgu kërkonte të arratisej nga aty, por dikush i pikasi dhe u zhvillua një betejë e përgjakshme, kjo revoltë mori dhenë, u dëgjua edhe jashtë vendit në Sofje,Bukuresht,Kajro e SHBA.Sheme Sadiku, si organizatorin e revoltës, gjykata ushtarake e Janinës e dënoi me vdekje.

 

Por patëriotët brenda dhe jashtë vendit u ngritën në mbrojtje të jetës së tij, kështu vendimi i gjykatës u anullua.

 

Ishte viti 1906, lirohet nga 13 vjet ferri…

 

shtëpia ishte në gjendje të mjerueshme , asaj kohe ishte 41 vjeç, një burr i pjekur me moshë e peripeci burgu..

Ishte viti 1908 kur Sheme Sadiku do të ishte anëtar i klubit “Labëria” Data shënonte 18 shtator, shqiptarët ishin të lumtur pasi po vinte nga Evropa Ismail Qemal Bej Vlora.Nga fundi i shtatorit Ismail Qemali vizitoi krahinën e Dukatit, ku u prit nga Sheme Sadiku dhe shumë trima të tjerë

 

Gjatë viteve 1910-1912 gjithë Shqipëria ka qenë vatër e një zjarri të mbuluar por vazhdimisht të ndezur, ku herë herë ngriheshin përpjetë flakët e revoltës, shkruante Eqerem Bej Vlora.

 

Ishte viti 1918 kur marshalli i karabinierisë italiane, i vendosur në shtëpi të Hodo Zeqirit therret Hamit Selmanin,Ymer Çelon dhe Sheme Sadikun, donte tu bënte presion që të pranonin pëlqimin për mësimin e italishtes në shkollën e Dukatit, gjë që ishte thikë me dy presë.Në tetor të 1919 ishte formuar në Brataj shoqëria “Mbrojtja Shkollore”por edhe në Komitetin mbrojtja kombëtare bënte pjesë Sheme Sadiku, këtu ishin burrat më në zë.

 

Më 2 qershor 1920 u zgjodh komisioni i luftës ku pjesë e tij ishte edhe Sheme Sadiku, u ndodh në Beun gjatë kohës që u përpilua ultimatumi.Dukati,Tragjasi e Radhima do të përfaqësoheshin me Sheme Sadikun.Më e madhja ndër këto fortifikata ishte Kota e dyta Gjormi.

 

Kota u fitua nga heronjt e labërisë dhe jo pa gjak, u çudit evropa nga trimëritë e tyre…

 

Shemja u gëzua për këtë liri të Kotës dhe Gjormit, por derdhi lot kur mësoi rënien heroike të komandantit të çetës së Dukatit Hodo Zeqiri.

Mëngjesi i 7 qershorit e zuri në Llogora ,pasi italianet po bënin rezistencë ndaj forcave të krahinës.

Nami i tij kishte marrë dhenë, por pa marr Kaninen nuk e merrnin dot Vlorën, Shemja dhe Saliu kërkonin të merrnin hakun e Hodo Zeqirit e trimave të tjerë..

 

28 nëntor 1920 Dukati festonte festën e flamurit, ku uroheshin djemt e Dukatit për trimërit e tyre…

 

Sheme Sadiku kishte shume arësye për tu krenuar qe u kish prirë çetave te Dukatit pak muaj më parë në Luftën e Vlorës dhe kishin hyrë triumfatorë në qytet, por ai zgjodhi thjeshtësinë, madje të ishte ai që thurte këngë për heroizmin e shokëve të luftës.

Më 1924 u radhit me bindje në krahun Fanolist, duke u bërë kundërshtar i ashpër i mbretit Zog, i cili për të shuar popullaritetin e tij, e ftoi dhe i propozoi të dekorohej me gradën major nderi, por matjani harroi se ndodhej përballë duakatasit; Nalmadhëni, nuk e dini që unë jam kolonel në vendin tim, në Dukat! Kjo përgjigje i ktheu të dy në llogoret e mëparshme.

 

Lufta e Dytë Botërore…

 

Përfshiu dhe Shqipërinë, ku atdhetarët nacionalistë u ngritën në luftë për ti dalë zot si përherë, por edhe ti tregonin brezave se jeta nuk vlen përballë nderit të atdheut. Por nacionalistët dukatas, më të spikaturit në kohra, nuk mund të pranonin përçarjen serbe ndaj shqiptarëve, qofshin këta komunistë dhe nacionalistët më të kulluar, dukatasit.

Por këta me qëndrimin e tyre të palëkundur krah atdheut, zgjuan egërsinë serbe të Popoviçit dhe Mugoshës që të sulmohej ky fshat, le të shkaktohej tragjedi tek popullësia e tij. Dhjetori i 1943 solli Brigadën e Parë me artilerinë italiane të batalionit Antonio Gramshi në një betejë të përgjakshme me dukatasit për ditë me radhe, me të vrarë nga mbrojtësit e fshatit, por pa sukses.

Por ai do të shenohej si fshati kundërshtar i fitimtarëve komunistë dhe atij regjimi që do të vinte duke rrënuar jo vetëm atdhetarët shqiptarë, por edhe shpirtin e tyre liridashës, që e kishin shfaqur kaq herë në kohëra. Me këtë brengë në shpirt, duke parë krenarinë dukatase, por dhe nacionalizmin e krahinës dhe të gjithë Shqipërisë të shkelur nga çizme serbe dhe ruse, u largua Sheme Sadiku, me një betim, se edhe në botën tjetër, do të luftonte për Dukatin, Vlorën, Shqipërinë..