Atentati në Lushnje, plumbat goditën edhe një kalimtar

Atentati në Lushnje, plumbat goditën edhe një kalimtar

634
0

LUSHNJË- Policia e Shtetit jep informacione zyrtare për ngjarjen e rëndë që tronditi sot qytetin e Lushnjës ku mbetën të vrarë dy të rinj dhe u plagos rëndë një tjetër. Sipas policisë, plumbi kapi edhe një kalimtar që lëvizte me biçikletë, duke e çuar bilancin në 2 të vdekur dhe 2 të plagosur në total. Në datën 11.10.2017 në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” Lushnje, nga persona të paidentifikuar ende është qëlluar me armë zjarri automatik dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 2 shtetas, ka mbetur i plagosur rëndë 1 tjetër, si dhe ka marrë dëmtim të lehtë edhe një shtetas tjetër i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën. Viktimat janë shtetasit Zamir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 22 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje.Shtetasi i plagosur rëndë është Marius Xhepexhiu, 26 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, i cili po transportohet për në Tiranë. Si dhe ka marrë dëmtim të lehtë shtetasi B.T., 66 vjeç. Gjithashtu në Sallën Operative Lushnje ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Lushnje-Berat, në po digjet një mjet. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ku ka gjetur në automjet tre arme zjarri automatike. Automjeti dyshohet se mund të jetë i autorëve. Është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.