Atentati në Elbasan, kush është i riu që u plagos me tre...

Atentati në Elbasan, kush është i riu që u plagos me tre plumba në trup (FOTO)

407
0

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i 23-vjeçarit në Elbasan.

 

Mësohet se ka mbetur i plagosur në lagjen ‘Luigj Gurakuqi’, Kei Piu, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

23 vjecari është qëlluar me armë zjarri nga një person, teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij, tip ‘Fouristradë’.

 

Sakaq raportohet se Piu kishte ndaluar në afërsi të një lokali, në qendër të Elbasanit dhe ka marrë tre plumba në trup.

 

Ndërkohë, mësohet se policia ka shoqëruar në Komisariatin e Elbsanit disa persona.