Kryeministri ka te drejte qe kerkon nga mediat te mos perhapin panik. Ka te drejte edhe kur kercenon me arrestime sepse perhapja e panikut eshte krim i rende. Por para se te arrestoje gazetaret duhet t’u hedhe prangat vrasesve. Dhe e ka shume te lehte.
Se pari te filloje ata qe moren parate publike per godinen e kovaleshences. Arkitektin qe projektoi, ndertuesin dhe inxhinierin qe e ndertuan. Me tej ta shtrije zinxhirin e pergjegjesise tek supervizori qe e mbikqyri dhe pastaj zyrtari i shtetit qe e mori ne dorezim dhe e certifikoi. Abuzimet apo neglizhenca e ketyre i moren jeten kryekomisarit.
Pas kovaleshences, te kerkoje pergjegjesine tek zyrtaret qe dhane leje per ndertimin e hoteleve mbi reren e bregdetit. Ndertuesit qe thyen ligjin duke shkelur lejet. Zyrtaret e shtetit qe mbyllen syte dhe ata qe amnistuan shkeljen e ligjit. Keta jane vrasesit e dhjetera njerezve te pafajshem.
Ne Thumane, te arrestoje ata qe duhet te kontrollonin ndertesat pas termetit te shtatorit. Te tjeret qe duhet te ndalonin banoret te riktheheshin perseri aty. Keta jane vrasesit e dhjetera te pafajshmeve te tjere.
Zoti kryeminister, pasi te kesh mbaruar me vrasesit, ke gjithe te drejten te arrestosh cilindo qe perhap panik. Sepse te mos nisesh asnje hetim apo verifikim se kush jane pergjegjesit qe vrane 50 njerez te pafajshem, ky eshte krim edhe me i madh se perhapia e panikut.