Fundjava nuk do të ketë kampionat. Klubet e Superiores, të mbledhura në fillim të muajit gusht, ishin të qarta dhe dolën me një deklaratë të përbashkët ku bënin me dije se nëse katër kushtet e tyre nuk plotësohen nga qeveria, atëherë do ta bojkotojnë nisjen e garës. Nuk ka kthim prapa…!
Liga e Futbollit nuk është se ka dalë me një komunikatë për të njoftuar se në fundjavë nuk zbresin në fushë, por mjafton të shohësh se ka ekipe që kanë programuar miqësore për në fundjavë. Teuta e Vllaznia përballen nesër mes tyre, një detaj që flet vetë, pasi nëse do të luhej në kampionat kurrsesi nuk do të kishte miqësore mes tyre.
Klubet e Superiores, me sa duket i qëndrojnë deklaratës që kanë dhënë në Bjellorusi, në fundjavën e shkuar dhe duke parë se nuk ka asnjë reagim, edhe ta do të vazhodjnë bojkotin…