“Asgjë nuk ka më shumë rëndësi sesa jeta”; Evi Reci jep mesazhin...

“Asgjë nuk ka më shumë rëndësi sesa jeta”; Evi Reci jep mesazhin frymëzues pas humbjes së 7 njerëzve të afërt

373
0

“Këto ditë kanë qenë ditë të vështira për të gjithë ne. Shpesh herë bëjmë plane, por dikush tjetër i bën për ne. “ Kështu do të shprehej Evi Reçi, teksa përpiqej të artikulonte fjalët pa iu dridhur zëri në studion e Vizionit të Pasdites.  Tërmeti i 26 nëntorit u mori jetën 51 njerëzve e këngëtarja dhe moderatorja e njohur humbi shtatë njerëzit e saj të afërm. Me fjalë që të thernin në zemër Evi bëri një dedim prekës në Instagram për njerëzit e saj të dashur, e ka vendosur të flasë për këtë tragjedi edhe në emisionin e saj.

“Është krijuar një plagë e madhe, po ashtu një plagë e madhe është krijuar dhe në zemrën time. “

Familja e xhaxhait të Evit humbi jetën nën rrënoja, ashtu sikurse mikesha e saj e fëmijërisë, Diena, së bashku me të bijën dhe mamanë e saj.

“Dhimbja ishte e madhe, një tragjedi që askush nuk mund ta imagjinonte. Trishtimi dhe shpresa ecnin bashkë, teksa prisnim për një lajm të mirë, por nuk ndodhi. Këto ditë për të kanë qenë domethënëse dhe asgjë, ku kupton se asgjë nuk ka më shumë rëndësi sesa jeta. “- shprehet Evi në videon  e shkëputur nga emisioni i saj “Vizioni i pasdites”. duke na bërë të gjithëve të reflektojmë mbi situatën e krijuar.