Ambasadorja e Kosovës në Itali , sapo ka njoftuar se kënga me përmbajtje fyese për Lamën e titulluar “Shqiptar 2” me vendim të Gjykatës së Apelit është bllokuar nga gjirollogaria e këngëtarit Gold AG dhe të atyre që e kanë publikua
“Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykates Themelore për masen e sigurisë së ndalimit të këngës fyese ndaj meje me titull “Shqiptari 2” që do të thotë, ndalim i këngës dhe bllokim i gjirollogarive të kengetarit dhe atyre që e kanë publikuar. Ecim më tej me vendosjen e rendit në vend…”, ka njoftuar Lama.
Kujtojmë se pas lansimit të kësaj këngë Lama pati paralajmëruar padi edhe ndaj mediave që do ta transmetojnë atë këngë.
Gold AG (Arian Agushi) në këngë përmend një numër të madh të personaliteteve politike shqiptare dhe jo shqiptare në këngën e tij, kurse deri më tani ka reaguar vetëm deputetja Alma Lama.