Artan Fuga-Henri Çilit: Si nuk gjeta një tekst të shkruar prej teje

Artan Fuga-Henri Çilit: Si nuk gjeta një tekst të shkruar prej teje

698
0

Artan Fuga sulmon Henri Çilin dhe i numëron paaftësitë: Si nuk gjeta një tekst të shkruar prej teje Akademiku Artan Fuga në një reagim të tij në rrjetet sociale nuk është kursyer në përgjigje të akuzave të Henri Çilit. ë një shkrim të botuar sot në ‘’Mapo”, Çili duke replikuar me Berishën për sistemin universitar shprehej se pas ideve të tij qëndronte ‘’komunisti” Artan Fuga. Mirëpo akademiku i kërkon llogari Çilit se nga i gjen fondet për gazetën e tij, dhe si nuk lexoi një punim shkencor që të jetë shkruar nga vetë ai. Statusi i plotë në facebook:

Një person me mbiemrin Cili, duke debatuar me z. Sali Berisha, meqë ky me të drejtë e ka gjetur antiligjore një reklamë të qendrës për arësim që ky Cili thotë se administron, pas z. Sali Berisha sheh Artan Fugën ! Me thënë të drejtën, unë atë reklamën nuk e kam parë. E kam deklaruar, edhe kur më fton me këto thirrjet halucinante dhe të dëshpëruara nëpër gazeta ky njeriu me mbiemrin Cili, unë injoroj si të mërzitshme, quaj pa vlerë dhe krejt propagandistike çdo gjë që del nga dora e këtij njeriu ! Cdo gjë që bën në hapësirën publike ka të njejtën vulë të mediokritetit dhe banalitetit intelektual në sytë e mi! Më duket e stërvjetër, e kthyer disa herë mbrapsht, e tejkaluar! E mbi të gjitha e mërzitshme me vdek! Mbase për të tjerët jo, por për mua e them sinqerisht, këtë ndjenjë kam ! Mbase e kam gabim, por ja kështui mendoj. Dhe ja kam thënë ! Po të mos ishte ky tranzicioni ynë kaotik, i kam thënë dikur shoqërisht, e mbaj mend diku në një lloj qoftoreje japoneze, ne të dy nuk do të duhej të ishim takuar kurrë bashkë!

 

Atëhere ai e mori si lëvdatë!

 

Unë nuk lexoj sikurse e kam thënë as gazetën që ai nxjerr dhe ku herë pas here boton tekstet e tija gjoja polemike ose me emër, ose kur ve rrogëtarët e tij të më sulmojnë cdo dy javë mua në punën time ! Unë kam kërkuar me vete të di se ku i gjen financimet kjo gazeta e tij. Do të doja transparencën e financave të kësaj medieje sikurse bëhet në kapitalizëm, por të hidhen përsipër, sepse kapitalizimi shpesh kuptohet si të fshehësh vezët e pulave të tua që të mos bësh xheloz komshiun!

 

E ka një hall ky njeri !

 

Ky njeri që sot pas z. Sali Berisha sheh Artan Fugën!

Para disa muajsh, ju kujtohet, pas Lulzim Bashës shihte Artan Fugën!

Tani pas reagimit të kryeministrit Rama ndaj akademisë të shkencave, edhe pas Edi Ramës gazeta pa Artan Fugën!

Edhe pas Enver Hoxhës sheh Artan Fugën !

Edhe pas komunistit Karl Marksi, si mishërim i tij, sheh Artan Fugën !

 

Pas sugjerimeve të mia për reformimin e jetës parlamentare, prisni se do të shohi edhe pas Gramoz Ruçit Artan Fugën dhe pas Artan Fugës Gramoz Ruçin!

 

Cfarë t’i bëj këtij njeriu që kudo i del si fantazmë fytyra ime ?

 

Ky liberali, i ideologjizuar deri në thonjtë e gishtave dhe në rrënjët e flokëve. Ky liberali që për cdo ide të kundërt me të tijën hidhet në etiketime banale, ky liberali që për klientë të arësimit që thotë se menaxhon ka klientët që ja jep shteti me dhunë ndaj tyre!

 

Ky liberali që median e vet e ka jashtë, krejt jashtë tregut, dhe e quan fondacion.

 

Ky liberali që reklamon sipërmarrjen e vet arësimore te gazeta e vet që është asociuar me logon e sipëmarrjes që ajo reklamon.

 

Ky liberali që bën reklamën e qendrës së vet për arësim duke afishuar fytyrat e pedagogëve të punësuar te ai në stacione autobuzesh si askund në kapitalizëm!

 

Wanted!

 

Ai dyshoj fort nuk e di se të bësh reklamë kundër konkurrentëve duke i agresuar dhe fyer ata, sikurse bën ai me universitetet publike në kapitalizëm nuk lejohet, dhe po e bëre ha gjoba që të të vijë mendja vërdallë !

 

T’a tregon mirë kapitalizimi pastaj komunizmin !

 

Unë në Senatin e Universitetit të Tiranës do të kërkoj që ai të kërkojë drejtësi përpara paturpësive që i hedhin në imazh !

 

Ky kaptalisti e di komunizëm poqese kapitalizmi i rregullt e konsideron cross-promotionin si batakcillëk moral dhe prandaj nuk lejon që sipërmarrje me konflikt interesi kundër interesit publik të menaxhohet brenda një pronësie.

 

Këtij i ka ngel vetja si ai njeriu te shinat e trenit duke i parë nga larg në një ditë me shi, ndërkohë që treni ikën larg ! I ka ngelur në shekullin e tetëmbëdhjetë te një liberalizëm rural prandaj edhe është utopik. Prandaj përpëlitet e pretendon se askush nuk e kupton !

 

Ideologjizuar deri në thonj. Shpesh herë më kujtohet i ndjeri Foto Cami i kthyer mbrapsht, por ky i fundit të paktën kishte shkollë për atë që formulonte në kohën e tij !

 

Ky vizionari i arësimit të lartë!

 

Si nuk i gjeta kurrë një tekst universitar të nxjerrë nga dora e tij!

Si nuk i lexova një libër shkruar nga dora e tij !

Si nuk di një referim shkencor në një konferencë të bërë prej tij!

Si nuk di një lëndë që ai të jetë titullar me tekste dhe ta ketë zhvilluar publikisht!

 

Ky pra që pretendon të dijë se si duhet zhvilluar arësimi kombëtar!

 

Që kujton se arësimi falas është komunizëm, sepse nuk e di i shjkreti se çfarë është arësimi në Gjermani, në vendet skandinave, sesi paguhet rregjistrim shkolle sa një qira mujore e një studioje modeste në Francë, Itali, Spanjë, e kështu me rradhë.

 

Unë jam më mirë për arësim falas, sesa për arësim ku dikush mbush xhepat me lekë, shpërblen ish ortakët e ikur me miliona euro, dhe pastaj studentët diplomohen por diplomat e tyre kanë vlerën zero në tregun e punës intelektuale përtej Hanit të Hotit dhe Kakavijës

 

Por, këto janë gjëra të larta për t’iu kundërvënë atij. Mua sot më gudulis ideja se përse ky njeri pas cdo fytyre që sheh i del fytyra ime.

 

Perse ngatërron identitetet e njerëzve që urren, përse duket një herë në dy muaj sikur thërret : Artan, ktheje pak kokën nga unë!

 

Psikanaliza e ka shpjeguar se çfarë simptome është kur ngatërrohen imazhet e të tjerëve me njeri tjetrin. Simptoma psikologjike me pasoja të rënda që një ditë do t’i paraqis në publik!

 

Pastaj sa për etiketën që i ve vetes si liberal, që nuk është, sikundër provohet nga sa thashë më sipër, ka një të vërtetë. Gjithçka bën është fund e krye e ideologjizuar. Kur shoh emëtimet e lëndëve në qendrën arësimore që thotë se menaxhon e që janë me orientim ideologjik, pyetja ime nuk është si ajo e z. Sali Berisha : a ka moral ky njeri me reklamën që bën?

 

Unë e kam tejkaluar këtë gjë më parë, e kam zgjidhur atë dilemë me veten tim.

 

Sa mirë do të ishte poqese unë do të isha komunist dhe ky Cili liberal, por as unë nuk jam komunist dhe as ky nuk është liberal!

 

Se poqese do të ishim vërtet në kapitalizëm, do ja tregonte “qefin” kapitalizmi këtij Cilit që ngatërron emrat e gjithkujt dhe Artanin e bën Sali dhe Saliun e bën Artan!

 

Pyetja ime është tjetër : A e di se çfarë shkenca, dhe arësimi universitar ky njeri me mbiemrin Cili ? A di ai se tjetër është ideologjia dhe tjetër shkenca?

 

Para kësaj dilemës sime “komuniste” pyetja e doktor Berishës nuk është veçse një gudulisje!