Arsyet pse Shqipëria duhet të votoje për Ukrainën/ Nga Mirilda Tili

Arsyet pse Shqipëria duhet të votoje për Ukrainën/ Nga Mirilda Tili

692
0

Forca për të dalë nga kriza, duhet të gjendet tek të gjitha mundësitë.

 

Në kohën kur pandemia e Sars Covid -19 ka gjunjëzuar botën, qeveritë mendojnë  jo vetëm të ulin rrezikun e asaj që duket prej pandemisë por shohin drejt mundësive të reja. Në këtë rast Shqipëria duhet të kthejë vëmendjen e saj drejt marrëveshjeve që tashmë ka nënshkruar me kohë, por edhe të përfitojë më shumë prej tyre. Pak e dinë që Shqipëria prej 20 vitesh është anëtare me të drejta të barabarta e “Marrëveshjes së Detit të Zi” ose më saktë  e platformës së  Bashkëpunimit Ekonomik të  Detit të Zi (BSEC).

Tashmë q ënë këtë nëntor do të zhvillohen zgjedhjet për sekretarin e përgjithshëm të këtij organizmi dhe Shqipëria ka shancin të votojë për variantin më të mirë të saj. Në garë janë përfaqësuesi i Greqisë, i cili tashmë konkurron për mandatin e tretë dhe ne si vend nuk kemi parë ndryshim në shkëmbimin tregtar me rajonin në 3 vitet e fundit.

Nëse do të votohet për Rusinë, pavarësisht se është një treg tejet i madh dhe mundësia ekonomike duket e madhe, së paku në numra, në munëdsi, ne shohim dhe duhet të kërkojmë më shumë drejt Europës Perëndimore dhe Amerikës.

Ndaj në mundësitë më të mira, Ukraina mbetet mundësia më mira. Në këto zgjedhje Ukrahina përfaqësohet ngaVasylBodnar. Ai është zëvendës ministër i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, i cili konkurron për të drejtuar në 4 vitet e ardhëshme platformën ekonomike të Detit të Zi. Një treg si Ukrahina, edhe në kohën e krizës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19 vazhdon që të jetë në nivele më të larta të import eksportit. Vetëm që  nga janari i këtij viti deri në muajin shtator Shqipëria ka eksportuar 325 milion lekë mallra me Ukrainën, 205 milion lekë më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po ashtu një rritje të dukshme ka patur edhe importi. Gjatë 9 mujorit të parë të këtij viti vendi jonë ka importuar 3228 milion lekë mallra nga Ukraina, 814 milion lekë më shumë se 9 mujori i vitit 2019. Që nga nisja e bashkëpunimit ky është viti që ka shënuar rekordin e shkëmbimeve tregtare mes vendeve.

Në nëntëmujorin e parë të 2020 eksportet totale të mallrave arritën vlerën 195 mld lekë, duke u ulur me 13,6 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 429 mld lekë, duke u ulur me 10,9 %, krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë që deficiti tregtar arriti vlerën 234 mld lekë, duke u ulur me 8,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019.

Grupet që kanë ndikuar kryesisht në uljen vjetore të eksporteve janë produkte si tekstile, këpucë, minerale, lëndë djegëse, energji elektrike, materiale ndërtimi dhe metale. Ndërsa në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht mallra si ushqim, pije dhe duhan.

Gjithashtu grupet që kanë ndikuar kryesisht në uljen vjetore të importeve kanë ndikuar produkte si minerale, lëndë djegëse, energji elektrike, tekstile, këpucë, makineri, pajisje, pjesë këmbimi. Ndërsa në ndryshimin vjetor të importeve nuk ka ndikuar pozitivisht asnjë grup.

 

Jo vetëm për këtë arsye, por edhe në platformën e konkurrimit z. Bodnar është shprehur se me të në krye të BSEC, edhe tarifat doganore nuk do të jenë më pengesëpër vëllimet tregtare sepse nismat e filluara ligjore do të jenë aset për zhvillimin ekonomik. Bujqësia dhe agroindustria, bankat dhe financat, luftimi i krimit të organizuar, kultura, çështjet doganore, arsimi, ndihma emergjente, energjia, mbrojtja e mjedisit, shkëmbimi i të dhënave statistikore dhe informacionit ekonomik, kujdesit shëndetësor dhe farmaceutikës, teknologjive të informacionit dhe komunikimit, rinovimi institucional dhe qeverisja e mirë, shkenca dhe teknologjia, NVM-të, turizmi, tregtia dhe zhvillimi ekonomik dhe transporti janë ndër fushat kryesore të bashkëpunimit brenda kornizës së Organizatës.Platforma ekonomike e Detit të Zi  erdhi në ekzistencë si një model unik dhe premtues i iniciativës politike dhe ekonomike multilaterale me nënshkrimin e Deklaratës së Samitit të Stambollit dhe Deklaratës së Bosforit nga Krerët e Shteteve dhe Qeverive të vendeve në rajon, në 25 qershor 1992

Me qëllim nxitjen e ndërveprimit dhe harmonisë midis anëtarëve të saj, si dhe për të siguruar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin, duke inkurajuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore të mira në rajonin e Detit të Zi, sot BSEC shërben si një forum për bashkëpunim në një gamë të gjerë fushash për 12 shtete anëtare: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Serbia, Turqia dhe Ukraina.