Arrestohet shqiptari, pjesë e bandës që fitonte 20 mijë euro në...

Arrestohet shqiptari, pjesë e bandës që fitonte 20 mijë euro në muaj

483
0

Një  shqiptar është arrestuar, pasi  bënte pjesë në një bandë trafikantësh droge, shpërndarës të lëndëve narkotike madje edhe për personat që ishin në arrest shtëpie. Me një kusht, këta të fundit do paguanin tarifën e karburantit, e cila varionte sipas zonës ku banonte i dënuari, nga 5 deri në 10 euro.

Sipas policisë, banda kishte ngritur një biznes kishin një mbi 20 mijë euro xhiro në muaj, nga shitja e drogës, dhe nuk bënin negociata për ulje cmimi për shërbimin.

Ata shisnin kokainë, hashash dhe marihuanë, veçanërisht në rrethin Vallette, por edhe në shtëpitë e tyre që ishin në arrest shtëpie për sa kohë që blerësit binin dakord të paguanin “taksën e karburantit”.

Hetimi nga Karabinierët e Torinos çoi në ekzekutimin e 13 urdhër arresteve, nga ku 5 persona më pas përfunduan në burg, dy nën arrest shtëpiak, 6 me detyrim paraqitje, pas vlerësimit të masave në gjykatë.

Për muaj të tërë, hetuesit kanë gjurmuar shpërndarësit e bandës, pothuajse të gjithë italianë dhe një shqiptar të moshave nga 25 deeri në 50 vjec, filmuan momentet e shitjeve dhe përgjuan telefonatat e tyre. Kështu, karabinierët ishin në gjendje të thyenin sistemin e sigurisë që kishte ngritur banda, e cila përdorte edhe dylbi për të siguruar perimetrin e zonës.