Arrestohet Nikolla Gruevski, Gjykata do të vendos për ekstradimin e tij në...

Arrestohet Nikolla Gruevski, Gjykata do të vendos për ekstradimin e tij në Maqedoni

485
0

Ish kryeministri në arrati Nikolla Gruevski sot ishte në proces gjyqësor në Budapest, ku pritet që të vendoset për ekstradimin e tij.

Mediat hungareze kanë publikuar fotografinë dhe videon e tij.

Ajo që ka shkaktuar më së shumti vëmendje është pamja e ish kryeministrit, i cili ishte paraqur me kapelë dhe syza të diellit, i cili nuk I ka hequr gjatë tërë kohës sa ka qëndruar në gjykatë.

Ai kishte mbuluar duart e tij me një sako, ndërsa mendohet se në duar ka pasur pranga.

Gruevski ndiqet penalisht nga Prokuroria Speciale Publike për disa skandale, ndërsa është i dënuar me burg për rastin “Tanku”, blerjen e Mercedesit luksoz. Ai akuzohet në disa lëndë tjera të PSP-së.

Para disa muajve, Gruevski u arratis nga Maqedonia dhe kërkoi azil në Hungari.