Arrestimi i vonuar i policeve trafikante te Himares

Arrestimi i vonuar i policeve trafikante te Himares

397
0

Nga Nikollaq Neranxi

 

Gjithmone e kam ditur qe nje dite do te shkruaj per arrestimet masive ne policine e Himares, duke filluar nga drejtuesit, si te implikuar ne kultivim dhe shperndarje te lendeve narkotike. E vetmja gje qe nuk kisha parashikuar, ishte qe kjo do te ndodhte kaq vone.

 

Te pakten 4 vite me pare kisha denoncuar ne nje shkrim sesi ne Porto Palermo ishte hapur nje rruge nga ku trafikante droge, te ndihmuar nga policia e Himares, transportonin mallin naten per ta derguar ne vendet fqinje. Me pas u zbulua se aty fikeshin radaret naten qe trafiku te vijonte pa probleme. Mirepo asokohe shefat e medhenj i mbanin fort vartesit e tyre dhe nuk ndodhi asgje.

 

Me pas denoncimet e mia si qytetar i Himares dhe si Kryetar i Shoqates per Mbrojtjen e Prones, Shtepive dhe Historise Himare, kane vijuar. Kam denoncuar me video rrahjen dhe gjakosjen e banoreve te Himares brenda godines se Bashkise, rrahjen dhe dhunimin cnjerezor te prinderve tane teksa protestonin para godines se Bashkise per grabitjen e pronave nga mafia.

 

Kam denoncuar dhe paditur kercenimin qe me bene ndertues te hoteleve pa leje, sepse une kisha mbrojtur banoret e zones te cileve po iu vidhej prona. Kam denoncuar sjelljen rrugacerore te Policise Himare teksa me prishen nje aktivitet kulinarie ne pronen time ne Potam.

 

Kam denoncuar indiferencen e Policise teksa beheshin ndertime pa leje duke me bllokuar hyrjen per ne shtepi etj etj.

 

Urrejtja e Policise ndaj meje kishte vetem nje shpjegim, une merresha me tregti te produkteve ushqimore dhe shkollim te te rinjve, nuk merresha me tregti droge!

 

Policia e kriminalizuar e Himares, mendonte se do te ishte e paprekshme, sepse kishte marre garanci nga lart. Por mendja e tyre e turbulluar nga tymi i hashashit, nuk e kishte parashikuar se vjen nje dite dhe shefat e medhenj te dorezojne drejt prangave. Kjo ndodhi dy dite me pare si pasoje e nje hetimi qe Prokuroria kishte filluar para nje muaji, ndonese krimi kishte vite qe ndodhte para syve tane.

 

Shpresoj qe denimi I tyre te vijoje me sekuestrim te pasurise te vene nga aktivitete kriminale sepse ata sot jane pronare vilash dhe biznesesh dhe per aq para sa kane fituar, nuk e kane problem te bejne edhe ndonje vit burg.

 

Pjesa e policise se kriminalizuar ne Himare dhe kudo tjeter ne Shqiperi, eshte nje turp i madh, njerez qe paguhen me taksat tona per te na sherbyer, por qe ne fakt i kane sherbyer vetem parcelave te hashashit.

 

Nese Policia e Shtetit pastrohet nga kriminelet, ata qe do vijne me pas, nuk do guxojne te abuzojne me detyren. Shpresoj shume ne drejtesine e vonuar!