Arjan Çani bën deklaratën e fortë: Ky është një vend që drejtohet...

Arjan Çani bën deklaratën e fortë: Ky është një vend që drejtohet nga guvernatorë, shqiptarët kukulla në duart e të huajve

463
0

Gazetari i njohur Arjan Çani ka folur në lidhje me shpalljen “non grata” të Sali Berishës  dhe familjes së tij nga SHBA.

Ai është shprehur se e gjithë është për çështje politike, teksa thotë se “Berisha padashur ka shkelur në kallo të interesave amerikanë”.

“Politika e SHBA e bën këtë me disa vende të botës, arsyet janë vetëm politike, kanë shkelur padashur në kallo të interesave amerikane. Ky është një vendim i rëndë për Berishën dhe familjen e tij.

Ende nuk ka transparencë dhe prova. Është komike e gjithë kjo sepse ne na thuhet drejtësia do të jetë transparente dhe na lihet të kuptojmë që ka drejtësi mbi drejtësinë,” tha Cani në MCN TV.

Ndër të tjera Çani tha se asnjë nga politikanët nuk duhet të gëzohet, teksa me ironi tha “ky është një vend që drejtohet nga guvernatori që aktualisht është Juri Kim dhe shqiptarët nuk janë gjë tjetër veçse kukulla në duart e tyre”.

“Nuk është ndonjë lajm për tu gëzuar vendimi i DASH, por sigurisht sot mendoj unë, njeriu i parë që duhet të mërzitet më shumë nuk është Berisha, por Rama. Sot askush nga këta që merren me politikë nuk mund të jetë i gëzuar, aq më tepër Rama. Duhet të reflektojë thellë mendoj unë që kjo situatë të marrë fund një ditë.

Të gjithë ata që konsumojnë politikë me siguri duhet të qeshin sot shumë dhe duhet të thonë që sot nuk jemi gjë tjetër veçse shteti 52-të i Amerikës. Ky është një vend që drejtohet nga guvernatori që aktualisht është Juri Kim dhe shqiptarët nuk janë gjë tjetër veçse kukulla në duart e tyre.

Edhe Rama do të jetë pas njëfarë kohe non grata nga SHBA, dikush mund të thotë është i amnistuar, por hajt e mere vesh”, u shpreh Çani