Themeluesja e Neësbomb.al, gazetarja Anila Basha është bërë nënë për herë të parë, pasi ditën e sotme ka lindur djalin e saj, Aris. Mësohet se Aris ka ardhur në jetë i shëndetëshëm dhe vetë gazetarja po përjeton emocione të papërshkrueshme.
Anila Basha ka zgjedhur këtë emër për të birin, në kujtim të të atit, Aristoteli, me të cilin ajo ka pasur një lidhje mjaft të fortë. Ky i fundit u nda nga jetë pak muaj më parë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
“Aristotel Basha erdhi në jetë në orën 11.37 të ditës së sotme. Im bir erdhi në këtë jetë në kohë koronavirusi, po do kemi ç’të tregojmë. Unë dhe Aris jemi shumë mirë dhe falenderojmë doktor Eltonin që nuk la javë pa na ndenjur nga pas për të shkuar gjithçka mirë. Aris, Ilda, dr.Gilberta, Besi, për 9 muajt që kaluam këtu; po ne të dy kërkojmë falje për gjithë kokëçarjet e krijuara në familje në këto 9 muaj tekanjoze. Shpresojmë shumë që kjo situata e coronavirusit të përfundojë shpejt, që të shijojmë pranverën. Ju duam shumë,”-shkruan Basha.