Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë anija shqiptare ‘Oriku” janë shpëtuar 111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë.
Xhaçka tregon se emigrantët e shpëtuar lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf.
Ndërkohë, që shprehet se në fund ata i janë dorëzuar Rojës Bregdetare turke.
‘Natë intensive për anijen shqiptare Oriku dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje.
111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë u shpëtuan në 3 operacione të ndryshme brenda pak orësh, gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë.
Emigrantët të cilët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf, iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke’, shkruan ministrja.