Për herë të parë në histori, në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve do të marrin pjesë vetëm skuadra nga top pesë ligat më të mëdha të Evropës – Premierliga angleze, La liga spanjolle, Serie A italiane, Bundesliga gjermane dhe Ligue 1 franceze. Por, kush ka më së shumti gjasa për ta fituar atë?
Përderisa të hënën do të hidhet shorti për çiftet e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, analistët e të dhënave në FiveThirtyEight kanë parashikuar se kush mund ta fitojë këtë titull, transmeton Gazeta Express.
Manchester City i Pep Guardiolës, që është kampioni në fuqi i Premierligës angleze, besohet se ka më së shumti gjasa ta fitojë këtë titull, me 24 për qind gjasa, përderisa Bayern Munichu është në pozitën e dytë, me 19 për qind gjasa.
Manchester City
Gjasat për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve: 24%
Bayern Munich
Gjasat për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve: 19%
Liverpool
Gjasat për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve: 15%
PSG
Gjasat për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve: 9%
Barcelona
Gjasat për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve: 9%
Real Madrid
Gjasat për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve: 6%
Juventus
Gjasat për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve: 3%
Chelsea
Gjasat për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve: 3%
RB Leipzig
Gjasat për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve: 3%
Atletico Madrid
Gjasat për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve: 3%
Tottenham
Gjasat për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve: 2%
Borussia Dortmund
Gjasat për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve: 1%
Napoli
Gjasat për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve: <1%
Atalanta
Gjasat për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve: <1%
Valencia
Gjasat për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve: <1%
Lyon
Gjasat për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve: <1%