Tashmë është bërë zyrtare, Alketa Vejsiu do të jetë pjesë e listës së prezantuesëve të festivalit të famshëm Italian Sanremo 2020.
Ky lajm ka bërë bujë në rrjet dhe nuk ka kaluar pa u analizuar nga opinionisti Olti Curri i cili thotë se në prapaskenë fshihet ‘dora e fortë’ e kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij Linda Rama.
Sipas Currit Sanremo këtë vit organizohet nga Lucio Presa (menaxher vipash) që bën edhe strategjitë e komunikimit të kryeministrit italian Mateo Renzi. Presa mësohet se ka shpëtuar kryeministrin Renzi nga një problem me deklarimin e pasurisë.
Kryeministri Mateo Renzi në mediat italiane njihet si “sponsor” i Edi Ramës. Ndërkaq, organizatori i Sanremos Lucio Presa, i cili është i martuar me Paola Peregon kjo e fundit e ftuar në “Dance ëith me” nga Alketa Vejsiu.
Olti vijon të bëjë lidhjen e këtij suksesi të Alketës ku thotë se lidhja e rradhës është mes Vejsiut dhe bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama, të cilat kanë miqësi me njëra-tjetrën.
Rrjeti zinxhir që shtroi rrugën e Alketës për në sanremo është ky sipas Currit: Lucio Presa- Mateo Renzi- Edi Rama- Linda Rama- Alketa Vejsiu”.