Albin Kurtit në Tiranë / Takime të ngjeshura vetëm pak orë.

Albin Kurtit në Tiranë / Takime të ngjeshura vetëm pak orë.

436
0

Albin Kurti vjen në Tiranë për herë të parë si kryeministër i Kosovës.

Mediat kosovare raportojnë se Kurti e nis turin e vizitave jashtë Kosovës, me Shqipërinë, ku ka planifikuar takime të shumta.

Brenda pak orësh kryeministri i Kosovës do të takojë me Edi Ramën, Lulzim Bashën, Ilir Metën, Gramoz Ruçin dhe Erion Veliajn.

Me Ramën do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në kryeministri.

Qëndrimi i tij në Tiranë do të zgjasë vetëm pak orë.

Nisja drejt Morinës për kthimin në Kosovë është parashikuar në 12.40.

Herën e fundit që ishte në Tiranë Kurti festonte fitoren e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 por nuk ishte dekretuar ende zyrtarisht si kryeministër.