AKU gjobit 4 biznese me 6 mln lekë dhe bllokon 86 kg...

AKU gjobit 4 biznese me 6 mln lekë dhe bllokon 86 kg mish në Rrogozhinë

414
0

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë kësaj fundjave ka ushtruar një sërë kontrollesh në tregun e Bashkisë së Rrogozhinës dhe në subjektet apo individët që tregtojnë në ambiente të hapura.

Nga kontrollet e kryera nga Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë u konstatuan në kushtet e flagrancës 4 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore, më konkretisht:

Në subjektet/individët: I.D., A.D., D.C., A.V., me aktivitet “Tregtim mishi në ambjent të hapur” u konstatua se tregtohej produkti mish në ambjente të hapura (rrugë) në mungesë të kushteve higjeno-sanitare, i pa vulosur dhe nuk shoqërohej me certifikatë veterinare therje.

Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese për këto subjekte/individë mori masat e përmbledhura si më poshtë:

  • Gjobë 150,000 lekë (për secilin subjekt)për tregtim të produktit mish në ambjente të hapura në mungesë të kushteve higjeno-sanitare (600,000 lekë në total),
  • Për tregtim të produktit mish pa vulë dhe të pashoqëruar me certifikatë veterinare therje u bllokua sasia prej 86 kg mish qingji dhe dele i konstatuar i pasigurt për konsum human.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë konsumatorët që të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo rast shkeljeje apo abuzimi duke bërë të mundur në këtë mënyrë përmirësimin e mëtejshëm të Sigurisë Ushqimore në vend.