Aktori i njohur turk e thotë hapur: Krenar që jam shqiptar! (FOTO)

Aktori i njohur turk e thotë hapur: Krenar që jam shqiptar! (FOTO)

591
0

Janë të shumtë aktorët turk të cilët kanë prejardhje nga Shqipëria, megjithatë së fundmi një emër tjetër i është bashkuar listës së aktorëve me origjinë shqiptare.

Ai është Tolga Ortancil dhe është bërë i njohur me interpretimet e tij në Sevda Kusun Kanadinda (2016), Güzel Köylü (2014) dhe Izzet Kaptan ve oglu (2013).

Këto fjalë në gjuhën shqipe i di aktori turk - Syri Kosova | Lajmi ...

“Babai im është nga Gjakova. Gjyshi im, Shejh Mahmuti, ka qenë njëri nga themeluesit e teqeve në Gjakovë dhe në Prizren. Teqetë kanë rëndësi të madhe për myslimanët turq dhe shqiptarë”, u shpreh ai.

“Për mua, të jesh shqiptar është e barabartë me nocionin ‘i pavarur’. Për këtë arsye, unë jam krenar që një pjesë e imja është shqiptar”, është shprehur Ortancil në një intervistë.