Mbrëmjen e djeshme në emisionin 360 gradë, të Artur Zhejit, ka pasur debate që kanë degraduar në sulme personale. Aktivistja Gresa Hasa dhe ambjentalisti Sazan Guri u përfshin në një debat të ashpër, saqë aktivistja u largua nga studioja. Ajo e akuzoi Sazan Gurin për seksizëm dhe e paralajmëroi se nëse i ngre zërin do ta denoncojë.
Debati:
Gresa Hasa: Ambienti është kaq toksik, ka kaluar jashtë teme Nuk kam asgjë për të thënë, çfarë kisha për të thënë i thashë. Nuk jemi brenda temës, nuk e ndjej veten pjesë të një diskutimi të tillë
(Ndërhyn Sazan Guri)
Gresa Hasa: Nuk ka nevojë të më prekni
Sazan Guri: Jashtë teme brenda teme, kush je ti që përcakton. Ti i kërkon hesap atij (Artur Meçes)
Gresa Hasa: Zotëri më ngre zërin do të denoncoj
Sazan Guri: Të respektuan si vajzë e bukur
Gresa Hasa: Si vajzë e bukur?? Edhe seksizëm. Ore zotëri mund ta mbyllësh gojën
Sazan Guri: Ne jemi bashkë
Gresa Hasa: Ne nuk jemi bashkë sepse unë nuk respekt për burra si puna jote që janë seksist, nacionalistë dhe injorantë. Kjo është dhunë, që po ndodh LIVE në TV. Ky emision ndërpritet dhe mua më vjen keq që jam këtu.