Aksidenti tragjik ku humbën jetën 46 persona, zbardhen detajet rrënqethëse: Të mbijetuarit kërcyen nga dritaret, autobusi mori flakë pasi…

Së paku 46 persona kanë vdekur në një aksident autobusi në Bullgari këtë mëngjes.

Kreu i shërbimit të kontrollit të fatkeqësive të vendit, Nikolay Nikolov, tha se 46 njerëz vdiqën në aksidentin, i cili ndodhi rreth orës 02:00 në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

“6 pasagjerë u shpëtuan” dhe u evakuuan në një spital në kryeqytet, tha Nikolov.

Sipas Euronews, pesë fëmijë ishin midis atyre që humbën jetën në aksident.

“Të mbijetuarit janë të traumatizuar, kanë humbur të afërmit, fëmijët. Ata u hodhën nga dritaret”, tha Maya Arguirova, drejtuese e qendrës së trajtimit të djegieve ku u transportuan.

Autobusi, i cili ishte i regjistruar në Maqedoninë e Veriut dhe po udhëtonte nga Stambolli në Shkup, ka shpërthyer në flakë pasi është përplasur.

Në vendin e ngjarjes ka qëndruar edhe kreu i komunës së Pernikut, Stanisllav Vladimirov, i cili ka theksuar se shkaqet e aksidentit mund të jenë të shumta, por nuk përjashton edhe mundësin e motit të keq.

“Rruga është e lagësht. Kjo pjesë ka një tatëpjetë shumë të madhe. Që nga dita e djeshme ka rënë shi i lehtë. Nuk mund të thuhet nëse arsyeja është moti i keq, por arsyet mund të jenë të shumta”, tha Vladimirov.

 

Author: vizional