Janë publikuar pamje nga aksidenti i rënd i modeles shqiptare.
Vildane Zeneli më parë ishte përballur me diçka shumë të pakëndshme, shkruan lajmi.net.
Modelja derisa po qëndronte në një hotel në Amerikë theu dorën në dyshemenë e lagur dhe kishte pësuar një lëndim të rëndë.
“Kisha projekte të papërfunduara me modeling të cilat i humba pas lëndimit. Sigurisht i padita dhe u kompenzova”, ka thënë Vildanja.
“Kam ende hekura në duar dhe kam pasur tri operacione brenda një viti”, tha ajo në ‘Nd’rrimi i Natës ‘.
Janë publikuar edhe pamjet. Kujtojmë se modelja e njohur shqiptare, madje e kishte paditur Hotelin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ishte kompenzuar për dëmin që i ishte shkaktuar.