Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Një autobus i linjës së Kombinatit ka përplasur një burrë të moshuar. Ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit të Unazës së Re, pranë pallatit me shigjeta. Gazetari Mariglen Mërtiri raportoi për “BalkanWeb” se kalimtarë të shumtë janë mbledhur pranë të aksidentuarit për t’i dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës, që ka ardhur për disa minuta dhe e ka transportuar të plagosurin në spital. Policia ka shoqëruar drejtuesin e autobusit me targa AA 952GI. “BalkanWeb” sjell foto nga vendi i ngjarjes ku duket burri i shtrirë në trotuar me kalimtarë rreth e rrotull. Mësohet se ai ka marrë një plagë në kokë dhe ka qenë i pavetëdijshëm.