Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në Lungomare në Vlorë ku janë përplasur dy makinë. Nga raportimet e derimë tanishme është lënduar lehtë, drejtuesi i automjetit Tip Ford me targa AA 883 SK. Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit mendohet se ka qenë shpejtësia e lartë, ku si pasojë kanë mjetet kanë devijuar dhe kanë dalë në bulevard. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i personit të plagosur dhe shkaqet e aksidentit ndërkohë Policia ka shkuar në vendngjarje.