Një aksident ka ndodhur në mesditë në qytetin e Vlorës dhe katër persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se tre automjete janë përfshirë në aksidentin që ndodhi në rrugën transballkanike, dy prej tyre me targa italiane dhe njëra me targa shqiptare.
Dy mjetet me targa italiane drejtoheshin nga babë e bir, ka qenë babai që ka përplasur fillimisht mjetin e të birit e më pas ky i fundit një makinë tjetër.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët janë dërguar në spital për mjekim ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ka shoqëruar një prej shoferëve.