Ajo mund të jetë një presidente dinjitoze

Ajo mund të jetë një presidente dinjitoze

548
0

Nga Bejdo Malo

 

Fisnikja që i mungon politikës shqiptare. Kështu mund të thuhet me bindje të thellë për zonjën e nderuar Valentina Leskaj. Fjala e saj për 15 vjet, në Parlamentin shqiptar ishte më e mençura më e matura. Ajo ishte shumë konkrete. E qartë në atë që thoshte. Asnjeherë nuk u lëkund ekuilibri i saj politik. Ajo si një përfaqësuese e gjithëformuar i bënte nder Partisë Socialiste, i bënte nder politikës shqiptare, i bënte nder çdo votuesi shqiptar. Si ministre dhe si nënkryetare e parlamentit ajo solli risi, duke konfirmuar se sa serioz, sa konkret, sa efektiv, sa stoik duhet të jetë një pushtetar. Autoritare kur duhej, dhe elokuente kur komunikonte. Kishte respekt për të gjithë ata që punonin me të. Respektonte kundështarin, dhe dinte t’i lexonte qartë argumentat që ai shtronte. E njifte në molekulë Partinë Socialiste dhe kishte fatin të kishte bashkëudhetare të denja, në vitet që ajo la gjurmë si politikane. Makbule Çeço, Ermelinda Meksi, Arta Dade dhe Valentina Leskaj kanë bërë katërshen më brilante të PS.

No description available.

Valentina së bashku me tre zonjat e lartpërmendura ishin aseti më i çmuar i trashgimisë së PS. Ato përbënin një plejadë zonjash politikane të fjalës dhe të punës së kryer. Valentina më një nëntor ka dhe ditlindjen por ajo mbetet gjithmonë e re dhe e pranishme në politikë për shkak të asaj që për 15 vjet depozitoj në arkivin historik të PS. Fisnike, e veshur gjithmonë me gusto dhe bukur, autoritare  dhe e përpiktë Valentina Leskaj është modeli që sot i mungon politikës. Ajo asnjëherë  nuk tha atë që nuk duhej, por gjithmonë e mendonte mirë, e kosultonte me bashkëpuntorët e saj. I respektoi sinqerisht votuesit e Vlorës dhe ata e respektuan  pa fund. Ajo ishte unike. Çështjet që ngrinte në Parlament i ngrinte me përgjegjësi. Ajo ishte një familjare e mrekullueshme. Bashkëshorti saj Astriti, një burrë i mënçur ishte krahu i djathtë i saj. Në 2017 kur ajo u largua nga politika u krijua një boshllëk, goxha i madh në hapësirën politike shqiptare. Por ajo është edhe sot një vëzhguese shumë e specializuar e politikës. Di ta lexojë më mirë se cilido nga ne, fenomenet e politikës në PS dhe tërë politikën shqiptare. Ajo di tja bëjë më mirë se cilido radiografinë e zhvillimeve aktuale. Si nënë e dy djemve dhe gjyshe e tre nipave dhe një mbese ajo ka shkruar një tjetër faqe të mrekullueshme në biografinë e jetës së saj. Para se të bëhej deputete Valentina ka një kontibut shumë të madh me OJF, në mbrojtje të grave. Ai është një tjetër kapitull i mrekullueshëm i jetës së saj. Për vite të tëra ajo grumbulloi rreth vetes shumë zonja të nderuara, zgjidhi shumë çështje delikate të plagëve sociale të grave në perudheën e parë të trazicionit. Është një investim shumë i mënçur i saj intelektual.

No description available.

Kjo zonjë është ende tërë forcë dhe aftësi për të kontribuar në politikë por edhe në çështjet e rëndësishme të këtij vendi. Ndoshta është emri më i goditur dhe më i përshtatshëm edhe për postin e nderuar të Presidentes së Shqipërisë. Do ti bënte nder këtij vendi. Do të sillte një frymë pajtimi dhe mirëkuptimi në politikë. Për atë që ka përfaqësuar dhe për kontributin e saj, Valentina është politikania shumë dimesionale për të qënë Presidente. Tani ajo ka pjekurinë, përvojën e madhe, maturinë për të përballuar këtë sfidë të madhe. Ajo mund të jetë pa frikë një presidente dinjitoze.

No description available.