Ai është një ndër meshkujt më të pashëm në planet. 45-vjeçari David Beckham, është ‘i fiksuar’ me produktet e bukurisë së Victoria-s, raporton “Daily Mail”.
Sipas një raporti të ri, futbollisti e adhuron bronzerin e prodhuar nga marka e saj “VBB”, dhe Victoria duket se e ka modelin tek i cili mund të testojë produktet që prodhon.
Gjatë një “Live” në Instagram, Victoria tha: “Ai është modeli im më i mirë. Sapo mora një mesazh nga David ku thotë se i ka mbaruar serumi. David e adhuron atë. Do t’i sjell disa”. Victoria po fliste për serumin që përdoret për rinovimin e qelizave, i cili kushton 180 paund.
Sarah Creal, partnerja e Victoria-s në biznes, zbuloi se David gjithashtu ‘dashuron’ një produkt tjetër të krijuar nga marka, bronzerin.
Sipas “The Sun”, raportohet se ‘tani ai përdor edhe make up-in e saj’.
Vitin e kaluar, David përdori një ton sysh gjatë një fotosesioni të mrekullueshëm për revistën “Love”.
Ish-kapiteni i Anglisë ka folur hapur edhe më parë për përdorimin e produkteve të bukurisë së gruas së tij, përfshirë balsamin e buzëve dhe hidratuesit.
David dhe Victoria, e cila është 46 vjeç, u martuan në vitin 1999 dhe kanë 4 fëmijë: Brooklyn, 21 vjeç, Romeo, 18 vjeç, Cruz, 15 vjeç dhe Harper, 9 vjeç.