Adoleshente mes plumbash, maxhorene mes maskash..! Nga Fabjola Kuburi

Adoleshente mes plumbash, maxhorene mes maskash..! Nga Fabjola Kuburi

1060
0

Per mua deri para disa muajve, ka pasur vetem nje kohe te keqe, viti ’97!

Atehere isha adoleshente, adoleshente mes plumbash. Gezhoja kallashnikovi ne toke, shkendija ne dritare, xhama te thyer, njerez qe ngarkonin municione, lajmerime qeveritare “edhe per tre dite buke ne rang vendi”, njerez qe vdisnin nga plumba qorr edhe nga ata me sy. Floket i mbanim te shkurtra per t’u dukur si çuna sepse rrezikonim te na rrembenin rruges, mbylleshim heret ne shtepi, pa u errur mire. Mbaj mend qe nje makine e shtrenjte (per kohen), me shkeli majat e gishtave te kembeve aq shume u afrua per te dalluar nese isha djale apo vajze. Fale Zotit iu duka djale. Qe prej asaj dite nuk dola per shume kohe nga shtepia. Trauma na shoqeroi per shume kohe, por ia dolem. Karantina me rikujtoi oraret, friken, gjendjen e jashtezakonshme, luften…luften. Nese ia dolem atehere, do t’ia dalim dhe tani. Kush e ka jetuar e di qe me ate kohe asnje virus nuk konkuron dot, asnje maske nuk i ben balle plumbave. Kur e gjithe kjo te kete mbaruar, do kemi dy kohe te keqija per te kujtuar. Nuk duam por koha eshte zonje e edukuar i kthen borxhin secilit dhe as nuk merr leje per te bere seleksionim kujtimesh. Une, ti, te gjithe ne do jemi katerciperisht te ndryshuar, e kur e gjithe kjo te kete mbaruar nese do jemi ne gjendje te shkruajme perseri, do jemi me fat! Fati eshte me te miret!