Administrata merr pushimet e pranverës, ja kur kthehen nëpunësit e shtetit në...

Administrata merr pushimet e pranverës, ja kur kthehen nëpunësit e shtetit në punë…jo pak ditë leje

566
0

Pushimet dhe festat zyrtare janë një nga arsyet më të forta pse njerëzit zgjedhin të punojnë në shtet. Kështu ka ndodhur edhe në këtë periudhë, ku adminstrata ka plot 5 ditë pushim duke nisur që nga e shtuna. Dita e hënë është ditë pushimi, për shkak të “Festës së Pashkëve”.

E marta është vendosur ditë pushimi me vendim qeverie, ndërsa e mërkura i bie 1 maj që është “Dita e Punëtorëve” që është sërish festë zyrtare. Kështu që nëpunësit e shtetit do të kthehen në punë të enjten, duke shijuar jo pak ditë pushimi…