Politikania Valentina Leskaj ka qenë sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan. Gjatë emisionit Leskaj ka folur edhe për largimin nga politika, teksa shtoi se nuk ka nostalgji apo keqardhje. “Në fakt nuk kam patur shumë kohë për të menduar për mungesat, kam qenë shumë e angazhuar me pjesë të aktivitetit ndëkombëtar. Për momentin nuk kam asnjë lloj nostalgjie dhe keqardhje. Ka qenë një vendim që e kam marrë me qetësi. Unë prita derisa mbaroi betimi i Presidentit dhe bëra një njoftim si detyrim për publikun”, tha Leskaj.