A ka rrezik për flluskë të pasurive të paluajtshme?! Sejko: Ekspozimi i...

A ka rrezik për flluskë të pasurive të paluajtshme?! Sejko: Ekspozimi i sektorit bankar është i përmbajtur

286
0

Për herë të parë gjatë viteve të fundit, Banka e Shqipërisë raportoi se çmimi i banesave ishte në tendencë rënëse në 6 mujorin e dytë të 2022-t.

Sipas indeksit Fischer të çmimit të banesave, që llogaritet nga BSH me bazë 6-mujore, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë 6-mujorit të dytë 2022 ka rezultuar në rritje me 16.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por është ulur me 9.1% në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit.

Kjo tendencë erdhi pasi në gjysmën e parë të vitit çmimet ishin rritur tre herë më shpejt se mesatarja historike.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në deklaratën e fundit të dhjetorit 2022, paralajmëroi për rreziqet që mund t’i vijnë sistemit financiar nga një krizë e tregut të pasurive të paluajtshme.

Fondi këshilloi që të tregohet kujdes për ndikimin që mund të ketë vrulli i ndërtimeve dhe zgjerimi i tregut të pasurive të paluajtshme në stabilitetin e sektorit financiar.

“Ne bëjmë thirrje për monitorim nga afër dhe menaxhim të rreziqeve të mundshme nga rritja e lartë e kreditimit gjatë viteve të fundit, përfshirë huadhënien e rritur në monedhë të huaj”, tha FMN.