A ju ndihmon ecja në humbjen e peshës?

A ju ndihmon ecja në humbjen e peshës?

498
0

Ecja dhe ne përgjithësi aktiviteti fizik është shumë i mirë për shëndetin e njeriut. Përpos që parandalon disa probleme kryesisht të lidhura me zemër, ecja ndihmon edhe në humbjen e peshës.

Për të gjithë njerëzit, të cilët nuk ecin dhe preferojnë makinat dhe qëndrimit ulur gati gjatë gjithë kohës, është koha ta mësojnë rëndësinë që ka ecja çdo ditë për trupin tonë. Duke marrë parasysh faktin se ecja ndikon pozitivisht edhe në shëndetin fizik edhe në atë mendor, atëherë është koha ta bëni atë pjesë e rutinës tuaj ditore.

Në mesin e shumë përfitimeve të mëdha që ka ecja për shëndetin e njeriut disa prej më të rëndësishmeve janë:

Ndihmon heqjen e toksinave. Duke ecur ju stimuloni qarkullimin efikas të gjakut. Qarkullimi i mirë i gjakut parandalon shtypjen e lartë, mundëson heqjen e toksinave nga organizmi me anë të djersës dhe trupi liron yndyrë të tepërt.

Tonifikimi– Nëse filloni të ecni çdo ditë, atëherë muskujt tuaj do të tonifikohen. Krahas ushtrimeve dhe ushqimit të shëndetshëm që duhet ta konsumojmë edhe ecja bënë formësimin e muskujve.

Ulë nivelin e stresit– Ecja ndihmon në lirimin e gjithë presionit të ditës. Me anë të ecjes ju arrini të lironi edhe stresin dhe mendimet negative.

Përmirëson metabolizmin– Me anë të ecjes trupi juaj arrin të djeg yndyrat e tepërta, me ç ‘rast stimulohet metabolizmi. Duke zgjedhur në dietë të duhur dhe duke bërë çdo ditë ecje së paku për 30 minuta në ditë, ju do të arrini të keni përfitime shëndetësore dhe të humbni peshë!