Publikimi i Four Four Two në listimin e personazheve më antipatike mes tyre drejtues, trajnerë dhe futbollistë. “Lojtarë të pistë, drejtues skorie, trajnerë të tmerrshëm!” Revista angleze Four Four Two prezantoi një listë të ndarë në tri grupe për 50 personalitetet më të urryera të futbollit. Kuptohet se kjo ka lindur një sërë polemikash. Podiumi mbahet nga Joseph Blatter, Mourinho dhe nga ish portieri gjerman Harald Schumacher, personazhe këto që nuk ngjallin aspak simpati. Në listë shfaqen figura bashkëkohore dhe historike të Europës dhe të Amerikës së Jugut. Sergio Ramos kjo revistë e vendos në vendin e 50-të dhe e përcakton si një horr që shkund një karton të verdhë para një arbitri të frikësuar. Pepen e liston në vendin e 46. Fansat e Cristiano Ronaldo-s do të mërziten pasi zë vendin e gjashtë për shkak të karakterit të bezdisshëm. Jugamerikanin më të njohur, Diego Maradonën e liston të 13. Goli me dorë në Meksikë 1986 ndaj Anglisë është argument i këtij përfundimi. “Ishte krimi i tij më i rëndësishëm,” – shprehet revista britanike. Uruguajani, Luis Suarez ndodhet në vendin e 16 me episodin Chiellini. Në vendin e 34 një tjetër argjentinas, Antonio Rattín. Anglezët nuk falin episodin gjatë ndeshjes me Argjentinën në Botërorin 1966, në të cilin ai protestoi për përjashtimin e vet duke u ulur në tapetin e Mbretëreshës. Për Four Four Two ai ishte një kapiten i keq i përzier mes Silvio Berlusconi-it kontrovers dhe me italianin Paolo Di Canio. Kiliani Roberto Rojas (37), portieri që simuloi një dëmtim në 1989 duke luajtur me skuadrën e tij në Brazil, në Marakana.
1-Joseph Blatter
2-José Mourinho
3-Harald Schumacher
4-Michel Platini
5-Richard Keys
6-Cristiano Ronaldo
7-Luciano Moggi
8-El Hadji Diouf
9-Pete Winkelman
10-John Terry /