A e ka braktisur Marina “Top Channel” për Getoarin?!

A e ka braktisur Marina “Top Channel” për Getoarin?!

568
0

mar_1473609224-5979343

Prej kohësh është përfolur se moderatorja Marina Vjollca do të largohej nga “Top Channel”.

Dyshimet u përforcuan prej mungesës së saj në emisionin sportiv, mbrëmjes e së dielës.

Por këto dyshime janë hedhur poshtë nga bashkë-moderuesi i “Procesit Sportiv”, Edi Manushi.

“Marina nuk do të jetë sot në emision, sepse ka marrë leje të zgjatur. Ajo do të kthehet një javë më pas”- ka deklaruar Manushi gjatë transmetimit.

Momentalisht, Marina Vjollca është duke shijuar pushimet me të dashurin e saj, këngëtarin nga Kosova Getoar Selimi.