A do të mbyllemi sërish? Ja si përgjigjet doktor Skënder Brataj

A do të mbyllemi sërish? Ja si përgjigjet doktor Skënder Brataj

393
0

Me ardhjen e vjeshtës, epidemiologët kanë parashikuar rritje të konsiderueshme të rasteve të infektuara me Covid-19. Edhe në Shqipëri, janë shtuar pasiguritë sa i përket fillimit të vitit shkollor, vaksinimit masiv për gjithë popullsinë, madje edhe rikthimin e karantinës në vend.

Mirëpo, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka siguruar se nuk do të ketë mbyllje tjetër të vendit.

“Masat kanë sens gjithmonë me faktin e epidemiologjisë tani, ka arritur 300 numri i të infektuarve për 100 mijë banorë nga 40 që ishim. Nuk do të ketë më mbyllje asnjëherë. Edhe shkollat nuk kanë sens të mbyllen deri në momentin që përballohet. Mbyllje tjetër nuk do të kemi. Plus kemi imunizim të mirë, të vazhdojë vaksinimi”, tha ai për “ABC News”.