“Sikur do të bëjmë krushqi me të” impakti i parë i Eni...

“Sikur do të bëjmë krushqi me të” impakti i parë i Eni Koçit për Gencin s’paska qenë aspak ai që prisnit

357
0

Edhe pse kanë kaluar thuajse 3 vjet nga njohja e Eni Koçit me këngëtarin Genc Prelvukaj, të shumtë janë ata që duan të dinë si nisi historia e tyre e dashurisë, e cila për hir të së vërtetës është komentuar gjatë edhe për shkak të diferencës në moshë. Mëgjithatë, kjo e fundit s’ka qenë kurrë problem për asnjërin prej tyre. Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, Eni ua ka shuar kureshtjen të gjithë atyre që duan të dinë si nisi gjithçka. Mirëpo ndryshe nga ajo që mund të prisnit, Genci dukej mendjemadh në sytë e saj.

“Me Genc Prelvukaj jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës ‘Obobo si do e shtyjmë ne në turne, ky as muhabet s’do të na bëjë’. Dhe përgjigja e Gretës ishte ‘Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të’. Përfundimin e dini besoj”, shkroi ajo.

Më tej Eni zbuloi dhe një detaj për raportin me djalin nga martesa e parë e Gencit.