Uji, Toka, Zjarri dhe Ajri: zbuloni si ndikon elementi përfaqësues në shenjën...

Uji, Toka, Zjarri dhe Ajri: zbuloni si ndikon elementi përfaqësues në shenjën tuaj të horoskopit

394
0

Siç mund ta dini tashmë, të 12 shenjat e zodiakut janë kategorizuar në bazë të 4 elementeve: toka, ajri, zjarri dhe uji. Cilido qoftë elementi që ju përfaqësoni, ai përbën një pjesë shumë të nevojshme të universit. Ne kemi nevojë për ujin, për rehatinë dhe qëndrueshmërinë emocionale, si dhe për të na mbartur butë-butë përmes rrymave të jetës. Na nevojitet edhe për të mbijetuar, pasi uji përbën një pjesë të madhe të qelizave tona. Ne kemi nevojë për zjarrin për të qëndruar ngrohtë, si dhe duke për të na dhënë shikimin në errësirën e natës.

 

Ne kemi nevojë për ajrin për të marrë frymë, dhe të na shpjerë drejt destinacionit të ardhshëm. Ne kemi nevojë për Tokën, natyrisht, për të jetuar, për t’u lidhur me të, dhe për të na ushqyer. Me gjithë këto në mendje, elementi që përfaqëson shenjën tuaj të zodiakut, me shumë gjasë përshkruan pjesët kryesore të personalitetit tuaj. Më poshtë një vështrim i 4 elementëve, çdo shenjë që përfaqëson ata, dhe çfarë domethënie kanë për ju.

 

SHENJAT e ZJARRIT: DASHI, LUANI, SHIGJETARI

 

Shenjat e zjarrit kanë një sjellje plot pasion, dhe guxim. Ato nuk sprapsen dhe nuk lejojnë asgjë që t’u pengojë rrugën. Ndonjëherë mund të jenë mospërfillës, por ata/ato duan vetëm të ndjekin zemrën e tyre. Kjo qasje energjike i shpie larg në jetë.

 

SHENJAT E UJIT: PESHQIT, GAFORRJA, AKREPI

 

Uji na jep jetë, por shumë mistere fshihen nën sipërfaqen e tij të turbullt. Ashtu si uji, njerëzit e lindur në këtë element kanë shumë gjëra që u ndodhin nën sipërfaqe. Mund të duken të qetë në shikim të parë, por hidhen drejt të panjohurës, dhe ju do të shihni se sa shumë gjëra u duhet të kalojnë.

 

SHENJAT E TOKËS – DEMI, VIRGJËRESHA, BRICJAPI

 

Shenjat e tokës janë njerëzit më të qëndrueshëm, të besueshëm dhe me këmbë në tokë, nga të gjithë. Ju duhet një përgjigje, ata e kanë. Keni një problem, ata do ta zgjidhin. Mund të mbështeteni tek ata për çdo gjë, dhe ata nuk do t’ju zhgënjejnë. Ata janë mendje-shpejtë, të mprehtë, dhe pakëz sarkastikë, por njëkohësisht të dashur. Ata shfaqen si të ftohtë dhe pa ndjenja, por kjo është vetëm për shkak se ata përdorin logjikën shumë më tepër se sa emocionet, për t’u lidhur me njerëzit.

 

SHENJAT E AJRIT: UJORI, BINJAKËT, PESHORJA

 

Shenjat e ajrit priren të jenë të ndryshueshme, si mund ta sugjerojë edhe elementi i tyre. Një moment, ata ndjehen të drejtuar nga veriu, dhe një sekondë më vonë, diçka i tërheq në drejtim të kundërt. Shenjat e ajrit e lënë erën t’i shpjerë atje ku ajo mendon se duhet të shkojnë, dhe kanë një qasje të relaksuar ndaj jetës. Shenjat e ajrit mund të duken pak të cekët dhe të pamend në sipërfaqe, por sapo i njihni, zbuloni më shumë nga shtresat e tyre të fshehura. Megjithatë, ata nuk kanë dëshirë të ndalen shumë në emocionet dhe aspektet sentimentale të jetës. Ata jetojnë momentin duke kërkuar sa më shumë argëtim dhe aventurë që të munden.