Lorik Cana në versionin që nuk e keni parë kurrë, duke fshirë...

Lorik Cana në versionin që nuk e keni parë kurrë, duke fshirë shtëpinë si burrë i përkushtuar, gruaja ‘tallet’ me të

322
0

Do e donit të kishit një partner që bën gjithçka, madje edhe punët më të vështira të shtëpisë? Me siguri të gjitha gratë do i përgjigjeshin me “PO” të madhe kësaj pyetjeje. Mes disa grave që e kanë këtë fat, është edhe partnerja e Lorik Canës. Ditën e sotme Monica ka ndarë në Instagram një video, në të cilën Loriku shfaqet duke fshirë shtëpinë me një fshesë me korent. Ai tregohet shumë i kujdesshëm, duke e fshirë shtëpinë në çdo cep dhe duket shumë i përqëndruar në punën e tij.

“Kërkoj punë, i bëj të gjitha punët, si pastrues dhe shofer”, shkruan me shaka Monica përkrah videos. Kujtojmë se Loriku dhe Monica janë bashkë që prej vitit 2011 dhe prej 7 vitesh janë burrë e grua, teksa kanë sjellë në jetë edhe 2 fëmijë, Bojken dhe Enkelejda.