Hera e parë në histori / Dy djem të talentuar nga Kosova...

Hera e parë në histori / Dy djem të talentuar nga Kosova ngjisin me motorrët e tyre Majën e Çikës në Vlorë

391
0

Për herë të parë në histori, dy djemtë e grupit ‘Motocross Theranda’ nga Suhareka e Kosovës, Luan Shala dhe Agron Kelmendi ngjisin majën e Çikës në Vlorë me motorra. Ngjitja për në majën e Çikës zakonisht eshtë bërë në këmbë për shkak të terrenit të thepisur, por dy të rinjtë kanë sfiduar terrenin e vështirë shkëmborë dhe kanë arritur në majën e Çikës. Udhëtimi i tyre ka filluar nga Qafa e Llogarasë në drejtim të majës së Çikës, e cila ju ka zgjatur 7 orë. Të rinjët e Suharekes malin e Çikes e kanë vizituar edhe një muaj më parë, por për shkak të mjegullës dhe borës nuk mundën të arrijnë majën e Çikës.