Kryetari Dehari: Edhe 38 milionë denarë për projekte për Kërçovën

Kryetari Dehari: Edhe 38 milionë denarë për projekte për Kërçovën

473
0

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, e fillon ditën me takimin me z. Ramiz Rexhepi dhe lajmin e mirë, duke publikuar projektet për realizim me Byronë për Zhvillim Rajonal, që kanë vlerën e përgjithshme prej 38 milionë denarëve. Kryetari Dehari ka evidentuar projektet e përfshira në këtë bashkëpunim, janë ndërtimi i urës, qendra rekreative, ndërtim rruge, terren sportiv e projekte të tjera në lokalitete të ndryshme.

Postimi i plotë i kryetarit Dehari:

 

…dhe sot e nis ditën me plot përmbushje shpirtërore e krijuar nga bashkepunimi i thellë me

Byron për Zhvillim Rajonal dhe Drejtorin e palodhur, shokun tonë Ramiz Rexhepi për jetësimin e projekteve që kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarit:

 

Ndërtimi i urës pas qendrës së karburantit “ Pucko Petrol “,

Ndërtimi i Qendrës rekreativo – sportive, parku në Lagjen Kalendaricë,

Ndërtimi i rrugës Strellcë / Garanë – Shitovë,

Ndërtimi i terrenit sportiv në Lagjen Rashtan, pas Postës,

Riparimi i shkollës në fshatin Baçisht.

Vlera e përgjithshme 38 000 000 den.

Zemra mal.

Ju duam me punë.