Helmimi nga ushqimi/ 3 rregullat kryesore të shërimit

Helmimi nga ushqimi/ 3 rregullat kryesore të shërimit

389
0

Bakteret janë të paevitueshëm në çdo ushqim që njerëzit konsumojnë çdo ditë. Megjithatë, nëse njeriu nuk tregon kujdes në përpunimin, gatimin dhe ruajtjen e ushqimeve, këto baktere mund të shumëfishohen në atë masë sa të shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

Parazitët, viruset, toksinat dhe kimikatet janë gjithashtu ndër ndotësit më të mëdhenj të ushqimit dhe shkaktarët më të përhapur të sëmundjeve. Sipas të dhënave një prej problemeve më të zakonshme që has njeriu nga këto baktere është helmimi nga ushqimi. Disa prej simptomave të helmimit nga ushqimi janë:

 

Diarea

Të përzierat

Dhimbjet e stomakut

Të vjellat

Dehidratimi

Ethet

 

Dehidratimi si pasojë e helmimit nga ushqimi shoqërohet edhe me:

Marramendje dhe humbje ekuilibri

Lodhje

Etje të tepërt

Helmimi nga ushqimi varet nga organizmi, ekspozimi ndaj baktereve, mosha dhe shëndeti.

 

Grupet Më Të Rrezikuar Nga Helmimi Janë:

Të Moshuarit

Me kalimin e moshës, sistemi imunitar nuk përgjigjet mjaftueshëm shpejt ndaj organizmave infektues.

 

Bebet Dhe Të Miturit

Sistemi i tyre imunitar nuk është zhvilluar akoma plotësisht, ndaj sipas informacioneve ata janë më të prekshëm nga helmimi.

 

Njerëzit Me Sëmundje Kronike

Njerëzit që i nënshtrohen kimioterapisë dhe ata që vuajnë nga diabeti kanë një sistem imunitar më të dobët.

 

Gratë Shtatzëna

Shtatzania tjetërson sistemin imunitar dhe vështirëson luftën ndaj infeksioneve që mund të prekin jo vetëm shëndetin e nënës, por edhe të fetusit.

 

Çfarë Duhet Të Bëni Nëse Helmoheni nga Ushqimi

Pini Lëngje

Uji është i domosdoshëm për të parandaluar dehidratimin. Megjithatë, pirja e shpejtë e lëngjeve mund të përkeqësojë të përzierat dhe të vjellat. Ndaj pini ujë me gllënka të vogla gjatë disa orëve. Nëse mundeni pini ujë të ngrohtë, edhe këtë me gllënga të vogla.

 

Shmangni Konsumin E Medikamenteve Kundër Diaresë

Këto medikamente ngadalësojnë eliminimin e organizmave ose toksinave nga sistemi, ndaj duhen shmangur.

 

Kërkoni Ndihmë Mjekësore Nëse:

E vjella vazhdon për më shumë se dy ditë.

Diarea vazhdon për disa ditë.

Temperatura rritet mbi 38 gradë.

Keni vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit.

Ndiheni konfuzë dhe keni dhimbje të forta stomaku./AgroWeb.