Gjatë ditës së sotme territori shqiptar në pjesën më të madhe do të jetë në dominimin e motit të kthjellët paradite dhe në mesditë. Ndërsa orët vijuese do të sjellin shfaqje të kalimeve të lehta të vranësirave në zonat Veriore-Verilindore dhe në Juglindje të vendit tonë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 19°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë