Covid-19 mund të zvogëlojë fertilitetin te meshkujt

Covid-19 mund të zvogëlojë fertilitetin te meshkujt

405
0

Sipas rezultateve të hulumtimit të botuar në revistën Reproduction, COVID-19 mund të ndikojë negativisht në cilësinë e spermës dhe të zvogëlojë fertilitetin te meshkujt, shkruan Panacea.mk.

Studimi gjerman sugjeron se infeksioni i COVID-19 mund të shkaktojë rritje të vdekjes së spermës, inflamacion dhe stres oksidativ, duke rezultuar në cilësi më të ulët të spermës dhe potencialisht të zvogëluar pjellorinë.

Këto zbulime sigurojnë provën e parë, eksperimentale që COVID-19 mund të synojë dhe dëmtojë sistemin riprodhues të mashkullit dhe sugjeron që pas infektimit, funksioni riprodhues i mashkullit duhet të vlerësohet për të zbuluar dhe shmangur problemet e mëtejshme të pjellorisë.

Ky nuk është studimi i parë që tregon se koronavirusi i ri mund të infektojë organet riprodhuese mashkullore, duke prishur zhvillimin e spermës dhe duke prishur hormonet riprodhuese. Këto zbulime sugjerojnë se sistemi riprodhues i mashkullit është potencialisht i prekshëm nga infeksioni COVID-19, por efektet e virusit në funksionin riprodhues të mashkullit nuk kanë qenë të qarta deri më tani.

Studiuesi kryesor Behzad Maleki dhe ekipi i tij nga Universiteti i Jastus-Liebig studiuan ndikimin e COVID-19 në feritlitetin mashkullor duke vlerësuar shënuesit e inflamacionit, stresit oksidativ, vdekjes së qelizave të spermës dhe cilësisë së spermës. Analiza u krye në interval prej 10 ditësh gjatë ndjekjes dy-mujore në 84 burra fertil me diagnozë të konfirmuar të COVID-19.

Te meshkujt me COVID-19 shenjat nga inflamacioni dhe stresi oksidativ në qelizat e spermës u rritën ndjeshëm, me më shumë se 100 përqind krahasuar me grupin e kontrollit. Rrugët që lehtësojnë vdekjen e spermatozoideve u aktivizuan dhe përqendrimet e spermatozoideve u ulën në mënyrë të përsëritur, ashtu si lëvizja e tyre dhe forma e qelizave.

Kjo gjendje është oligoastenoteratozozoaspremia, një nga shkaqet më të zakonshme të nënfertilitetit, fertiliteti i reduktuar te meshkujt.

“Këto efekte në qelizat e spermatozoideve shoqërohen me cilësi të ulët të spermatozoideve dhe potencial të zvogëluar të pjellorisë. Megjithëse ato efekte tentonin të përmirësoheshin me kalimin e kohës, ato mbetën të konsiderueshme dhe anormalisht të mëdha te pacientët me COVID-19, ndërsa shumica e atyre ndryshimeve lidhen gjithashtu me ashpërsinë e sëmundjes”, thekson Maleki.

Këto zbulime të reja tregojnë se burrat që rikuperohen nga COVID-19 mund të jenë më pak pjellorë për shkak të cilësisë anormale të ulët të spermës. Kjo sugjeron që funksioni riprodhues duhet të monitorohet dhe vlerësohet nga profesionistët shëndetësorë pas infektimit, në mënyrë që të zbulohen dhe shmangen probleme serioze riprodhuese në të ardhmen.

“Rezultatet tregojnë se sistemi riprodhues i meshkujve duhet të konsiderohet i prekshëm ndaj infeksionit COVID-19 dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë duhet ta deklarojë atë si shumë të rrezikuar,” theksoi Maleki.