Rritja rekord e rasteve me COVID, zv.ministrja e Shëndetësisë: Mund të kemi...

Rritja rekord e rasteve me COVID, zv.ministrja e Shëndetësisë: Mund të kemi kufizim të orës policore

384
0

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur rreth masave të reja kufizuese që mund të vendosen në Shqipëri për shkak të rritjes të rasteve me COVID-19.

Në një intervistë për ‘’Opinion’’ në News24, Tomini u shpreh se nëse nuk zbatohet protokolli do të ndërveprohet me gjoba. Zv.ministrja tha se po diskutohet për ndryshim dhe kufizim të orës policore, teksa në lojë janë variante të ndryshme.

“Nëse nuk do shihet zbatimi i protokollit, do të ndërveprohet me gjoba administrative ndaj tyre. Nëse nuk do të kenë efekt, është pika e fundit drejt kufizimeve. Mund të kemi kufizim të orës policore, me variante të ndryshme. Përgjigjia shëndetësore është në situatë alerti. Pra për t’i shërbyer çdo qytetari që ka nevojë. Peshojnë të dyja krahët”, u shpreh Tomini.

Vetëm ditën e djeshme në vendin tonë u Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 1124 qytetarë pozitivë me covid-19 dhe 14 vitkima.