Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e atentatit në 2018 në Bradashesh të Elbasanit, ku mbetën të vrarë Endrit Alibeaj, Arben Dylgjeri dhe turku Terdal Durunay.
Autori i vrasjes së 3-fishtë në Elbasan i identifikuar si Markelian Qosja, është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ngjarja e rëndë ndodhi ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me mjetin tip “Range Rover” kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Në makinë ndodheshin edhe familjarë të tyre, që fatmirësisht kanë shpëtuar.
“Vijon puna hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim ndërkombëtar një nga autorët e vrasjes së trefishtë të ndodhur në vitin 2018, në Elbasan.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas një pune të mirëfilltë hetimore bënë të mundur identifikimin e një prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 29.12.2018, në fshatin Bradashesh, Elbasan, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit E. A., A. D. dhe T. D.
Si rezultat i hetimeve të kryera, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u bë shpallja në kërkim ndërkombëtar e autorit të dyshuar, shtetasi:
- Q., 35 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje”,- njofton policia.
Si ndodhi ngjarja?
Në mbetën të vdekur 3 persona. Sipas burimeve të policisë nga breshëria e plumbave humbën jetën Endrit Alibej 34 vjeç, nga Elbasani dhe Arben Dylgjeri 56 vjeç po nga Elbasani.
Në këtë atentat ka mbetur i vdekur po ashtu edhe një shtetas turk. Burime konfidenciale për Newsbomb.al bëjnë me dije se shtetasi turk është Erdal Duranay (shtetas turk) 51 vjeç.
Mësohet se dy viktimat nga Elbasani kanë lidhje farefisnore. Dylgjeri dhe Alibej janë xhaxha dhe nip, pra 56-vjeçari Dylgjeri është xhaxhai i 34-vjeçarit Alibej.
Ky i fundit ishte emër i njohur për policinë, pasi rezultonte me precedentë të mëparshëm penal. 34-vjeçari ishte dënuar me burg për trafikim lëndësh narkotike.
Ngjarja e rëndë ndodhi në hyrje të Elbasanit, në Bradashesh, ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet me targa italiane AG71ËYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Viktimat po udhëtonin me mjetin tip Range Rover, i cili është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Ndërkohë Endrit Alibeaj, Arben Dylgjeri dhe shtatasi turk më herët kanë qenë në prani të familjarëve të tyre.
Kjo vërteton faktin që atentatorët nuk e kanë marrë parasysh numrin e viktimave që mund të shkaktonin.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur për pazare droge kryesisht në Holandë dhe Angli ku qëndronin viktimat prej vitesh.