Rriten temperaturat dhe kthehen reshjet, si do të jetë moti sot
Territori shqiptar paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, ku vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje që më të dukshme do të jenë në zonat Veriperendimore dhe Jugperëndimore. Në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.